E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i paqendrueshem deri ne mesjave

Mot i paqëndrueshëm pritet të mbizotërojë në vendin tonë ditët në vijim.
Vranësirat dhe reshjet sipas shërbimit “Meteoalb” pritet të jenë prezente në të gjithë territorin duke filluar që nga dita e martë deri ditën e enjte kur parashikohet përmirësimi i kushteve atmosferike e dominim të kthjellimeve. 
Ndërkohë që ditën e martë temperaturat pritet të pësojnë rënie me katër gradë celcius në mesditë, për t’iu rikthyer sërish vlerave më të larta ditën e mërkurë. 
Era sipas shërbimit “Meteoalb” do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 27 km/h duke gjeneruar dallgëzim deri në katër ballë në detin Jon. Ndërkohë që dobësimi i saj parashikohet në fundjavë.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›