Moti, e hëna dita më e ftohtë e regjistruar deri tani
E hëna do të jetë dita më e ftohtë e regjistruar deri më tani. Shërbimi meterologjik i ushtrisë njofton për zbritje të mëtejshme të temperaturave, të cilat në ekstremet e tyre do të kapin vlerat -4 dhe 9 gradë. Rreshje të reja bora deri në lartësitë 800 metra, priten edhe për orët në vijim. Në kontrast me këto ditë të ftohta, e marta do të sjellë një ndryshim të menjëhershëm të motit. Nga rryma të ftohta veriore, territory do të ëprfshihet nga rrymat e ngrohta dhe të lagështa mesdhetare, të cilat do të rrisin në mënyrë të shpejtë temperarurat, me dati dhjetë dreadë më shumë sesa ato që po përjetojmë. Ajo që vlen të theksohet është se java e re do të jetë shumë e paqendryeshme dhe do të karakterizohet nga luhatjet e shpeshta e të shpejta të temperaturave. Pavarësisht uljeve dhe ngitjeve të temperaturave, parashikohet se rreshjet do të jenë të pandashme në gjithë këto ditë