E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, “Qytetar Nderi” në Ferizaj

 

Presidenti shqiptar, Bamir Topi përfundoi vizitën e tij dyditore. Në prani të personaliteteve më të larta, të Kuvendit Komunal dhe Presidentit të Kosovës, Sejdiu, në vijim u zhvillua dhe ceremonia e dhënies nga Kryetari i Komunës, Bajrush Xhemaili të titullit "Qytetar Nderi" për Presidentin e Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi. Motivacioni i dhënies së këtij titulli të nderuar, që u shoqërua edhe me dorëzimin e çelësit të artë të qytetit ishte: "Për kontribut në arritjen e pavarësisë së Kosovës, përfaqësim dinjitoz të interesave kombëtare të shqiptarëve kudo në botë dhe vlerësim i arritjeve të Ferizajt gjatë gjithë historisë". Topi u shpreh se ky nderim i përket gjithë shqiptarëve, të cilët ai i përfaqëson si President i Republikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›