E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq dëmton linjat e KESH-it

OST njoftoi dje se si pasojë e motit të keq që ka përfshirë rajonin, në orët e para të së mërkurës, u stakua linja e interkonjeksionit 220 kv Fierzë-Prizren. Takimi i kësaj linje ka ardhur si pasojë e një defekti të ndodhur në linjën e Kosovës. Moti i keq ka detyruar punonjësit e OST-së të stakojnë edhe dy linja të tjera, 110 kv në Fushë Arrëz-Kukës, duke lëne pa energji elektrike zonën e Kukësit, si dhe linjën 110 kv Fierzë-Bajram Curri, duke lënë pa energji elektrike zonën e Bajram Currit. Pas 6 orësh daljeje nga sistemi energjetik, linja 220 kv Fierzë-Prizren u vu përsëri në sistem, me kapacitet të plotë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›