Moxhi, pezullimi mbetet në fuqi
Gjykata Administrative Rajonale (TAR) e Lacios i ka cilësuar si të drejta dënimet e dhëna për Luçiano Moxhin, ish-drejtorin e përgjithshëm të Juventusit, që në korrik 2006 është pezulluar për 5 vjet nga futbolli dhe u gjobit me 50 mijë euro. Njeriu përgjegjës për "Calciopolin", iu drejtua kësaj gjykate, duke shpresuar ndryshimin e vendimit, megjithatë pretendimet e tij nuk janë cilësuar të drejta. Për Moxhin mbetet në fuqi pezullimi i dhënë nga Gjykata Federale e FIGC (federatës italiane).