E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rud van Nistelroi drejt operacionit

Sulmuesi i Realit të Madridit, Rud van Nistelroi, do t‘i nënshtrohet një operacioni, për shkak të problemeve të vazhdueshme në kaviljen e djathtë. Lajmi është zyrtarizuar edhe nga klubi, që bëri të ditur se holandezi ka fluturuar në Amsterdam për ndërhyrjen kirurgjikale. Për shkak të këtij problemi, Van Nistelroi nuk ka luajtur në katër takimet e fundit të skuadrës së drejtuar nga Bernd Shuster. Ende nuk dihet koha e rikuperimit të sulmuesit 31-vjeçar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›