E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rajkard, asnjë shans Ronaldinjos

Trajneri i Barcelonës, Frenk Rajkard, ka bërë të qartë se nuk dëshiron të ketë më të bëjë me Ronaldinjon. Tekniku holandez e ka lënë jashtë brazilianin nga lista e të grumbulluarve për ndeshjen e Kupës me Valencian, ndonëse fantazisti nuk është i dëmtuar. Kjo duket se është hakmarrja e radhës e Rajkard ndaj lojtarit që nuk preferon t‘i nënshtrohet rregullave. Ronaldinjo ishte larguar nga stërvitja të hënën, duke deklaruar se kishte shqetësime muskulore, por ky version nuk është konfirmuar nga mjekët e klubit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›