Rruga “Karvanej”, shemben 34 ndërtime të paligjshme
13/12/2008 Do të rikonstruktohet
SHKODER- Inspektorati Ndërtimor pranë Bashkisë së Shkodrës ka zhvilluar dje një aksion me orë të zgjatura për shembjen e dhjetëra ndërtimeve pa leje në një nga lagjet e qytetit. Bëhet fjalë për ndërhyrjen e realizuar në rrugën “Karvanej” të lagjes “Kiras”, ku u shembën plot 34 ndërtime të paligjshme. Fadromat e ndërtimores shembën pa përjashtim të gjitha ndërtimet që ishin bërë pengesë për realizimin e investimeve të Bashkisë në infrastrukturën e rrugës në fjalë. Ndërtimet e paligjshme ishin kryesisht mure rrethuese banesash private, dyqane, lokale, por edhe banesa. Pronarëve të paligjshëm u ishte bërë prej kohësh lajmërimi nga Inspektorati Ndërtimor për shembjen e ndërtimeve të paligjshme, por asnjë nuk kishte reaguar me shembjen e pronës së tij për të ruajtur ato materiale që shpëtonin. Nisur nga ky fakt Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë së Shkodrës ndërhyri fuqishëm duke shembur të 34 ndërtimet që ishin pa leje. Me rrafshimin e këtyre ndërtimeve tashmë i hapet rrugë ndërhyrjes në infrastrukturën e kësaj rruge, ku fillimisht do të punohet për largimin e mbetjeve të inerteve dhe më pas me hapjen e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza. Arrin në 140 numri i ndërhyrjeve të Inspektoratit Ndërtimor në 6 muajt e fundit të këtij viti. Vetëm pak ditë më parë ky inspektorat realizoi një ndërhyrje dhe në zonën turistike të Shirokës, buzë liqenit të Shkodrës. Objekt i ndërhyrjes së këtij inspektorati është bërë një ndërtesë e paligjshme që ishte ndërtuar në truallin e parashikuar për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare të Shirokës, e cila do të kushtojë 30 milionë lekë akorduar nga MASH. Pavarësisht se dihej nga të gjithë se aty ishte parashikuar një investim publik, përsëri një shtetas kishte ngritur një ndërtesë të cilën ishte pothuajse gati ta bënte lokal. Në bazë të rregullave Inspektorati Ndërtimor kishte lajmëruar më parë pronarin e ndërtesës së paligjshme, por sërish ai nuk kishte vepruar për ta shembur vetë ndërtesën dhe për të hequr materialet, ndaj dhe është bërë ndërhyrja e Inspektoratit Ndërtimor pranë Bashkisë së Shkodrës. Shefi i Inspektoratit Ndërtimor Shkodër, Roland Çomo, u bën apel qytetarëve që këto ndërhyrje të tilla t’u shërbejnë si shembull për mos hedhjen kot të parave në ndërtime, të cilat detyrimisht do të shemben në zbatim të ligjit përkatës.