E Shtunë, 31 Tetor 2026

San Gvann këmben vendin me peshkatarët e flotës

13/12/2008  Katamarani, në punë pas 2 vitesh

DURRES- Flota e peshkimit ka vendosur të shkëmbejë vendin me katamaranin që shërben në lundrime komode drejt brigjeve italiane. Pothuajse dy vite pasi katamarani i linjës Durrës- Bari dhe anasjelltas është detyruar të lërë kalatën në afërsi të kalatës së përpunimit të grurit, lundrimi pritet të rinisë së shpejti. Peshkatarët kanë vendosur të braktisin vendin ku gjenden që nga koha e krijimit të flotës në Durrës pas incidenteve të shumta të ndeshura në këtë pjesë të portit. Në dimrin e këtij viti tre peshkatarë u fundosën në fund të basenit në sy të të gjithë ekuipazheve të flotës pas një stuhie detare që shtyu tragetin e linjës së Barit drejt mjeteve të gjuetisë. Ndërkohë autoritetet portale janë ankuar shpeshherë dhe për pranin e këtyre mjeteve në këtë pjesë të portit, pasi bëhen burim ndotjeje, ndërsa ishte deklaruar më parë se dhe rrezikonin sigurinë në port. Në terminalin tek sheshi i trageteve në port do të transferohet aktiviteti i përpunimit të një katamarani si San Gvann që kryen transport të pasagjerëve nga Durrësi për në Bari dhe anasjelltas. Katamarani në fjalë ka pezulluar lundrimet rreth dy vjet më parë pasi përfundoi kontratën. Për këtë është duke u krijuar dhe infrastruktura e ankorimit të tij, shërbime të cilat do të ofrohen nga lundruesi i vetëm në kantierin e Durrësit, biga lundruese me kapacitet 100 tonësh. Prej një jave mjeti lundrues është vënë në shërbim të vendosjes së pilotëve në det, të cilët më pas do të shërbejnë si “rezidencë” e katamaranit. Sipas punonjësve të bigës, pilotët të cilat do të shërbejnë për të siguruar lidhjen e mjetit lundrues me terminalin, do të përfundojnë së vendosuri në tre ditë dhe më për t’i lënë rrugë përgatitjes së pjesës tjetër të infrastrukturës. Një pjesë e peshkatarëve i kanë shpëtuar rrezikut të ndonjë mbytje nga incidentet detare dhe dallgët, pasi janë sistemuar në afërsi të kalatës 5.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›