Hidrocentali i Ashtës, austriakët japin detaje
13/12/2008 Furnizim me energji, punësim dhe mosdëmtim i mjedisit. Pritet të përfundojë në 2012
SHKODER- Kompania austriake, “Verbund”, ka prezantuar në komunën e Bushatit projektin e ndërtimit të Hidrocentralit të Ashtës. Prezantimi i projektit është bërë në prani të drejtuesve të pushtetit vendor dhe banorëve të zonës ku do të ndërtohet kjo vepër e rëndësishme energjetike.
Projekti
Menaxheri i projektit të firmës austriake “Verbund”, Dietmar Reiner, ka prezantuar projektin për ndërtimin e këtij hidrocentrali gjatë të cilit jo vetëm ka dhënë garanci për përfundimin në afatin e përcaktuar që është viti 2012, por edhe për mosdëmtimin e mjedisit në zonën ku do ngrihet hidrocentrali i Ashtës. Menaxheri Reiner ka theksuar se nëpërmjet hidrocentralit të Ashtës do të mund të furnizohen me energji elektrike mbi 100 mijë banesa. Ndërkohë një avantazh tjetër për zonën ishte dhe punësimi gjatë periudhës së ndërtimit, pasi do të hapen 200 vende pune. Sipas kontratës të lidhur me shtetit shqiptar dhe firmës fituese, HC- i Ashtës pas 35 vjetësh do të kalojë në pronësi të shtetit.
Hidrocentrali
Ky hidrocentral që do të ndërtohet në zonën e Ashtës së Shkodrës në kaskadën e lumit Drin do ketë fuqi instaluese 48.2 MW, ndërkohë që vlera e investimit arrin në 150 milionë euro. Firma “Verbund” u shpall fituese në garën e zhvilluar nga METE, pasi solli një ofertë me një çmim të blerjes së energjisë elektrike prej 5.9 euro cent/kWh. Projekti i “Verbund” parashikon 2 nënstacione energjie. Centrali elektrik, kanalet rrjedhëse dhe të gjitha objektet e tjera ndodhen në bregun e majtë të lumit Drin. Niveli normal i ujit në rezervuarin e Spatharës do të jetë 23 m mbi nivelin e detit, i cili mund të rritet deri në 27 m mbi nivelin e detit, në veçanti në rastin kur HEC-i i Vaut të Dejës punon me kapacitet të plotë. Periudha totale, që nga fillimi i fazës së ndërtimit deri në datën e përfundimit të punimeve, nuk do t‘i kalojë 40 muaj. “Verbund” është krijuar që prej vitit 1947 dhe ka në pronësi të saj rreth 107 hidrocentrale, 9 termocentrale dhe 50 nënstacione elektrike. Ndërtimi i këtij hidrocentrali pritet të ketë impakt pozitiv në ekonominë e banorëve të zonës. Përveç rritjes së punësimit për një periudhë kohe dhe furnizimi me energji pritet të jetë në nivele optimale. Ndërkohë kontrata thekson se 35 vjet pas shfrytëzimit nga firma e huaj ky hidrocentral do të kalojë në pronësi të shtetit shqiptar. Banorët e Ashtës duket se e kanë pritur mjaft mirë ndërtimin e kësaj vepre sidomos pas premtimit për mosndikim në mjedis.
HIDROCENTRALI
Ky hidrocentral që do të ndërtohet në zonën e Ashtës së Shkodrës në kaskadën e lumit Drin do ketë fuqi instaluese 48.2 MW, ndërkohë që vlera e investimit arrin në 150 milionë euro. Firma “Verbund” u shpall fituese në garën e zhvilluar nga METE, pasi solli një ofertë me një çmim të blerjes së energjisë elektrike prej 5.9 euro cent/kWh.
FIRMA
Menaxheri i projektit të firmës austriake “Verbund”, Dietmar Reiner, ka prezantuar projektin për ndërtimin e këtij hidrocentrali gjatë të cilit jo vetëm ka dhënë garanci për përfundimin në afatin e përcaktuar që është viti 2012, por edhe për mosdëmtimin e mjedisit në zonën ku do ngrihet hidrocentrali i Ashtës.
PËRFITIMET
HC i Ashtës do të mund të furnizojë me energji elektrike mbi 100 mijë banesa. Ndërkohë një avantazh tjetër për zonën ishte dhe punësimi gjatë periudhës së ndërtimit, pasi do të hapen 200 vende pune. Sipas kontratës të lidhur mes shtetit shqiptar dhe firmës fituese, ky HC pas 35 vjetësh do të kalojë në pronësi të shtetit.