E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes kalimtari, pranga shoferit

Aksidenti

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur Zhupan, vetëm 2 km larg Fierit. Një 43-vjeçar ka mbetur i vdekur. Sipas burimeve zyrtare të policisë Fier, mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:10. Automjeti i tipit “Audi”, me targa FR7643A, ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe në Zhupan ka përplasur për vdekje 43-vjeçarin Shkëlqim Selimi. Ky i fundit, i pajetë, ka rënë në anësore të rrugës, kurse drejtuesi i mjetit, Qazim Hanaj, 50 vjeç, është larguar nga vendi i ngjarjes. Kanë qenë drejtues të rastësishëm mjetesh ata që kanë njoftuar në sallën e komandës së policisë. Në drejtim të vendit të njoftuar kanë shkuar policët e patrullës së përgjithshme, të cilët e kanë marrë viktimën nga rruga dhe e kanë transportuar për në morgun e spitalit rajonal të Fierit. Deri afër mesnatës, policia nuk kishte asnjë informacion si për identitetin e viktimës, ashtu dhe për autorin. Rreth orës 01:00, në të aguar të ditës së hënë, Qazim Hazaj është vetëdorëzuar në polici, duke treguar dhe të dhënat për aksidentin. Ndërkohë, inspektori i policisë për zonën e Zhupanit ka mundur që ta identifikojë viktimën, i cili ishte banor i një lagjeje periferike të Fierit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›