E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, shtyhen 3 ndeshje në Angli

LONDER- Tre ndeshje të kampionatit anglez, në program për ditën e shtunë, janë shtyrë për shkak të dëborës së madhe që ka mbuluar stadiumet. Bëhet fjalë për takimet Fulham-Portsmuth, Bërnlei-Stoke dhe Sandërlend-Bolton, ndërkohë që edhe drejtuesit e Liverpulit e Totenhemit kanë kërkuar që përballja e të dielës mes tyre të shtunën. Moti i ftohtë dhe dëbora i kanë bërë thuajse të papraktikueshme fushat e stadiumeve, megjithë punën e madhe të bërë këto ditë. “Siguria e tifozëve është parësore për klubin tonë dhe pas një inspektimi që bëmë në mëngjes në stadiumin “Craven Cottage” pamë se ai ishte i pasigurt”, bëri të ditur klubi i Fulhamit në njoftimin e tij. Në dyshime janë edhe ndeshjet e tjera, pasi drejtuesit e Premier Ligës janë duke zhvilluar bisedime të vazhdueshme për situatën. Ndërkohë Hull Siti ka njoftuar se do të luajë kundër çelsit. Të njëjtën gjë bëri të ditur edhe Birmingami, që e quajti në kushte të mira fushën për takimin me Mançester Junajtid të shtunën në orën 18.30. Përsa i përket super sfidës së të dielës, Liverpul-Totenhem, të kuqtë kanë kërkuar shtyrjen e saj. “Liverpuli u ka çuar një kërkesë zyrtarëve të Premier Ligës, në mënyrë që ndeshja me Totenhemit në program të dielën, të shtyhet për arsye sigurie”, bëri të ditur ky klub në një njoftim zyrtar. (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›