Prifti: Ulen prurjet në Fierzë, grup menaxhimi për kaskadat
TIRANE- Ministri Prifti raporton për situatën e prurjeve në liqenin e Fierzës. Ministri i Energjetikës ka deklaruar se në liqen ka rënë niveli i prurjeve deri në 1300 metër kub në sekondë, ndërkohë që thekson se nuk pritet përkeqësim i situatës, pasi shumica e borës ka shkrirë. “Situata e prurjeve në liqenin e Fierzës është përmirësuar, vetëm ditën e sotme ka arritur në 1300 metër kub për sekondë krahasuar me ditën e djeshme 1500 metër kub në sekondë. Nuk priet përkeqësim i situatës pasi shumica e borës ka shkrirë”, deklaroi Prifti. Sipas ministrit të Energjetikës niveli i ujit në hidrocentrale ka rënë, ndërsa ka theksuar se do të ngrihet një grup ekspertësh italianë për menaxhimin e kaskadave. “Niveli i ujit në Fierzë 292.5 metër, në Koman172.9 m, ka rënë niveli me 90 cm.Vau Dejës 74.85 m, ka rënë niveli me 20cm, ndërsa po bëhet gati një grup specialistësh italianë për menaxhimin e kaskadave”, tha ministri Prifti.(m.a/BalkanWeb)