E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE ekpserte nderkombetare ne Shqiperi per permbytjet

TIRANE- Bashkimi Europian i pergjigjet pozitivisht kerkeses se Shqiperise per te derguar nje grup ekspertesh ne vend. Autoritetet shqiptare u jane drejtuar diten e djeshme nderkombetareve per ti ardhur ne ndihme qeverise ne perballimin e situates se shkaktuar nga permbytjet e renda ne veri te vendit .Ne pergjigjen e ambasades gjermane mesohet se drejt vendit tone do te udhetojne nje grup ekspertesh ne perberje te te cilit eshte edhe nje eskpert gjerman nga Oraganizata per Asistence Teknike. Ne kete njoftim theksohet se autoritetet gjermane jane ne kontakt te ngushte me qeverine shqiptare dhe institucionet nderkombetare qe koordinojne asistencen dhe mbeshtetjen per shqiperine.“Për shkak të përmbytjeve të rënda në veri të vendit, dje, më 7 janar 2010 Shqipëria bëri kërkesë për ndihmë ndërkombëtare. Në përgjigje të kësaj kërkese, këto ditë, BE do të dërgojë në Shqipëri një grup ekspertësh. Pjesë e këtij grupi është dhe një ekspert gjerman nga Organizata për Asistencë Teknike.”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga ambasada gjermane.Më tej autoritetet gjermane janë në kontakt të ngushtë me qeverinë shqiptare dhe institucionet ndërkombëtare që koordinojnë asistencën dhe mbështetjen për Shqipërinë.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›