E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH: Uji rrezikon nënstacionin e Dajcit, rrritja me 5 cm stakon energjinë

TIRANE- Rreth 6000 banorë në Shkodër rrezikojnë të mbeten pa energji elektrike. Kjo ëpr shkak të nivelit të lartë të ujit që rrezikon nënstacionin e Dajcit. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton se në rast se uji rritet edhe 5 centimetra, atëherë arrin kuotën ku duhet bërë stakimi i nënstacionit nga i cili furnizohen rreth 6000 banorë. OSSH deklaron se është duke ndjekur nga shumë afër kuotat e ujit në zonat e përmbytura dhe do të bëjë stakime të energjisë elektrike aty ku gabinat mund të përmbyten dhe aty ku rrezikohet jeta e njerzve si pasojë e prezencës së energjisë elektrike. Kompania bën të ditur gjithashtu se është duke bashkëpunuar me Shtabin e Emergjencës pranë prefekturës së Shkodrës. OSSH ka ngritur grupe shërbimi 24 orëshe në drejtorinë e zonës si dhe në zonat e përmbytura. Për të shmangur rrezikun si rezultat i rrritjes së nivelit të ujit është bërë shkëputja e 30 gabinave në 6 nënstacione të cilat, të gjitha sëbashku furnizonin 932 abonentë. Në sajë të masave të marra dhe të punës intensive që është duke u zhvilluar, vetëm rreth 55 e abonentëve të këtyre zonave ndodhen për momentin pa energji elektrike. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›