Rama në Shkodër: Do kërkojmë nxjerrjen e përgjegjësve
SHKODER- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka nisur sot nga afër inspektimin e zonave të përmbytura në Shkodër. Kreu socialist është shprehur se situata e shkaktuar nga përmbytjet mund të ishte shmangur dhe prurjet mund të ishin kontrolluar. Rama është shprehur se opozita do kërkojë nxjerrjen e përgjegjësve për këtë katastrofë. “Situata e tillë e përmbytjeve mund të ishtë shmangur me kontrollimin e prurjeve. Por kjo katastrofëe e pakontrolluar erdhi nga keqqeverisja. Situata nuk u menaxhua mirë, prandajë do kërkojmë nxjerjen e përgjegjësve” I ndodhur në Shkodër, aty ku banorët qendronin “nën ujë e në qiell të hapur”, Rama bëri apel për ndihmë financiare ngaj banorëve të goditur nga kjo katastrofë. Bëj apel për ndihmë financiare për banorët e zonave të përmbytura, thirrja ime shkon edhe për të gjithë emigrantët që mun të kontribuojnë për të lehtësuar sadopak këtë katastrofë njerëzore.” Kreu i Partisë Socialiste deklaroi nga Shkodra se opozita nuk ka hapur panik, por është kryeministri i vendet ai që gënjen.(m.a/BalkanWeb)