Kisha Katolike meshë për përmbytjet
TIRANë- Në një deklaratë për shtyp të Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë thuhet se po ndiqet me shqetësim situata e krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës. Kisha Katolike në Shqipëri u gjendet afër të gjitha bashkësive që janë të përfshira në këtë situatë, me anë të lutjes drejtuar Zotit që të parandalojë ndonjë fatkeqësi më të madhe. Tashmë Kryetari i KISH Sh.T. Imzot Rrok Miridita u ka bërë thirrje besimtarëve, në meshët e kremtuara në festën e Ujit të Bekuar, që të luten për zonat e përmbytura apo në rrezik përmbytjeje, duke falenderuar Zotin që deri tani nuk ka pasur viktima njerëzore, sikurse sigurisht është bërë në të gjitha Kishat Katolike në Shqipëri. Gjithashtu është bërë thirrje që t’u vihet në ndihmë konkrete njerëzve në nevojë. KISH bën me dije se është e angazhuar tashmë në terren. E gjithë Arkidioqeza e Shkodër- Pultit me Arqipeshkëvin Imz. Angelo Massafra e të gjithë meshtarët e motrat janë duke bërë përpjekje të jashtëzakonshme në përballimin e situates. Gjithashtu edhe nëpërmjet Caritas-it kombëtar të Shqipërisë po u vihet në ndihmë zonave të përmbytura. U bëhet thirrje të gjithë atyre që duan të ndihmojnë, të kontaktojnë Caritas-in shqiptar nëpërmjet ëebsite-it zyrtar ëëë.caritasalbania.org apo duke shkuar personalisht aty në rrugën don Bosko pranë Zogut të Zi në Tiranë.(m.a/BalkanWeb)