E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq sjell bllokimin e portit të Durrësit dhe të Vlorës, probleme me tragetet

Puna në portin më të madh të vendit, atë të Durrësit është pezulluar totalisht në të gjithë sektorët. Si pasojë e motit të keq asnjë anije apo traget nuk po del në det të hapur. Forca goditëse e dallgëve të detit ka arritur të jetë deri në 8 ballë, ndihmuar kjo edhe nga era e fortë. Ndërsa, situata më e rëndë paraqitet në sektorin e peshkimit, ku peshkarexhat rrezikojnë të përplasen me njëra-tjetrën për shkak të kushteve të papërshtatshme në të cilat ndodhen. Në Vlorë moti i keq ka shkaktuar probleme për pasagjerët që udhëtonin me tragetet e linjës Vlorë-Brindisi. Si pasojë e erës së fortë, tragetet e kanë pasur të pamundur të ankorohen në port duke bllokuar në bord më shumë se 129 pasagjerë. Dallgëzimi i detit ka arritur në 6-7 ballë, në gji dhe deri 8 ballë në det të hapur, ndërkohë që shpejtësia e erës është tepër e lartë, gati 25 m/s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›