Moti, priten ulje të lehta temperaturash
TIRANË- Pas një të nxehti rraskapitës, një ulje e lehtë temperaturash pritet të regjistrohen sot edhe nesër. Parashikimi vjen nga sinoptikanët, të cilët thonë se ulja do të jetë fare e vogël, me 1 deri në 2 gradë celsius.
Ndërkohë që javën e ardhshme moti do të freskohet pak, duke shënuar temperatura së paku deri 4 gradë më të ulëta.
Dje u shënua dita më e nxehtë e kësaj vere, pasi termometri në hije mati një temperaturë 39 gradë celsius, ndërkohë që ajri tejet i nxehtë e bënte të pamundur qëndrimin jashtë.
Rryma të nxehta ajri, cilësuar si rrymat afrikane kanë përfshirë gjithë rajonin e Mesdheut, duke e bërë kësisoj korrikun një muaj përvëlues.