Motorët e ujit, Shoqata e Turizmit kundër qeverisë
Bllokimi i motorëve të ujit në hapësirën detare të Vlorës pas një vendimi të fundit nga qeveria shqiptare, ka sjellë reagimin e Shoqatës së Turizmit. Ajo argumenton se në vend që te merren masa për ndotjen akustike që shqetëson pushuesit, po u hiqet dhe mundësia e vetme e eksplorimit të hapësirës bregdetare. "Moratoriumi ka shkaktuar shumë dëme në ata pushues që disponojnë mjete turistike, duke i lënë të kalben dhe tani e ka radhën moratoriumi i motorëve të detit",- thotë Vasil Bedini, kreu i shoqatës së turizmit. Për të shmangur aksidentet, Bedini propozon vendosjen e rregullave, kush nuk i zbaton të sanksionohet, gjobitet apo dhe t’i bllokohet mjeti. Kreu i shoqatës së Turizmit shton se shqetësuese mbeten edhe lëvizjet e policisë kufitare, të cilat shkaktojnë panik të pushuesit ku kryejnë vizita të shpeshta nëpër hotele apo plazhe.
Shëngjini pret pushuesit me kushte të përmirësuara
Bregdeti i Shëngjinit po vizitohet çdo ditë nga një numër i madh pushuesish që sa vijnë e shtohen. Kapaciteti hotelier në Shëngjin ka një numër të kufizuar, por këto plotësohen më së miri edhe nga turizmi familjar. Pushuesit shprehen pozitivisht në lidhje me kushtet. Por ajo që shpesh shqetëson një pushuesit janë hapësirat publike dhe ato private. Por ka edhe shumë të tjerë të cilët parapëlqejnë hapësirat publike që konfirmojnë faktin se në Shëngjin ka hapësira publike të mjaftueshme dhe pjesa e zënë nga shezlonget është më e vogël se ajo publike. Në Shëngjin këtë vit janë gjithashtu në funksion 8 pika vrojtimi të cilat janë non stop në punë gjithashtu janë marre masa si nga komuna ashtu edhe nga uniformat blu për mos tolerimin e mjeteve të ujit për të mos sjellë ndonjë fatkeqësi në këtë stinë të nxehtë dhe të zhurmshme.
Interesat bankare
Përditësimi i fundit: 12.07.2010
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.75%
12M 12-mujor 6.93%
6M 6-mujor 5.86%
3M 3-mujor 5.35%
1M 1-mujor 5.10%
1Ë njëjavor 4.75%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.66%
1Ë njëjavor 6.30%
o/n njëditor 5.91%
12M 12-mujor 8.81%
6M 6-mujor 7.63%
3M 3-mujor 7.03%
14 Korrik 2010