Pi helm vdekjeprurës babai i fëmijës 7 vjeç

26/04/2005 Punonte në ndërtim në Maqedoni. Policia: Vetëvrasja, mbase nga aktiviteti i tij në këtë shtet
TIRANË- Nuk mundi të udhëtonte sërish drejt Maqedonisë. Biletën e udhëtimit, tashmë e shtrëngon fort në duar e shoqja e tij, ndërsa djali 7 vjeç sheh i habitur njerëzit e shumtë në shtëpi. Dy kokrra fostoksinë në dhomën e mbyllur me dryn dhe jeta e 31-vjeçarit Hekuran Kormani është prerë përgjysmë. Askush në familjen e tij nuk mundet të marrë vesh motivin e vetëhelmimit të njeriut të tyre më të dashur, vetëm dy javë pasi kishte ardhur nga Maqedonia, shtet në të cilin punonte si emigrant prej disa vitesh. Në orët e vona të së shtunës, Kormani ishte mbyllur në dhomën e tij, ku kishte vendosur të kryente sakrifikimin. Dera nuk hapej dhe pasi u shqye me forcë, të afërmit e gjetën atë të shtrirë përtokë, ndërsa nga goja i dilte shkumë e bardhë. Menjëherë u dërgua në sallën e Infektimeve në Spitalin Ushtarak, në të cilin mundi të rezistonte vetëm disa orë. Mjekët e këtij spitali thanë për gazetën se helmi kishte depërtuar thellë në gjak dhe ishte thuajse e pamundur që të shpëtohej jeta e tij. Ndërsa burimet policore bënë të ditur se pas ekspertizës, u konstatua se ky akt mund të jetë stimuluar nga aktiviteti i tij në Maqedoni, sepse jeta e tij në Tiranë ishte normale.
Vëllai
Ai nuk mund ta besojë ende një gjë të tillë. Është vëllai i madh i Hekuranit dhe tashmë përgjegjësia i ka rënë atij për pjesën e mbetur të familjes së të vëllait. Fatmir Kormani deklaroi për gazetën "Metropol" se, Hekurani më parë kishte emigruar në Greqi, ku punonte në ndërtim, i cili ishte zanati i tij. "Para disa vitesh ai emigroi në Maqedoni, pasi kishte gjetur edhe një vend stabël. Shkonte e vinte shpesh. Madje, ne kemi në shtëpi edhe biletën e autobusit që ai kishte prerë për të shkuar sërish aty. Nuk kam çfarë të them më tepër, pasi Hekurani ishte njeri normal, pa çrregullime dhe jemi të befasuar. Policia kreu ekspertizën dhe deri tani nuk kemi gjetur një arsye për një veprim të tillë", thotë Kormani. Kjo familje ka rreth 30 vjet që ka mbërritur në Tiranë nga Dibra. Tre vëllezërit Kormani u vendosën në rrugën "Selaudin Zorba", pranë Fakultetit të Mjekësisë, ku banojnë ende. Hekurani ka punuar edhe më parë në ndërtim, ndërsa me hapjen e kufijve ai emigroi fillimisht në Greqi, e më pas në Maqedoni. Ndërkaq, fqinjët thanë për gazetën se e njihnin Hekuranin si një njeri të rregullt, të paktën për kohën kur ai qëndronte në Tiranë, pasi lëvizte shpesh në shtetin e Maqedonisë.