Motorola e Kodak, gati celularin “Motozine ZN5”
Motorola e Kodak kanë paralajmëruar bashkëpunimin në përpunimin e telefonave celularë, derisa rezultati i parë i bashkëpunimit do të jetë modeli Motozine ZN5. Në lidhje me serinë e celularëve të Motorolas me emrin Motozine është duke u folur që prej një viti megjithatë ky është njoftimi i parë zyrtar mbi telefonat celularë Motozine, dhe i pari prej tyre është quajtur ZN5. Celulari i formës klasike si karakteristikë kryesore do të ketë një fotoaparat të mirë, derisa garanci për kualitetin e tij është Kodak si prodhues i çipave ÇD. Fotoaparati digjital i paralajmëruar për ZN5 do të ketë rezolucion prej pesë megapikselësh, blic ksenon, auto-fokus dhe mundësi të kombinimit të më shumë fotografive në një. Kodak e Motorola theksojnë edhe kohën shumë të shkurtër të nevojitur që fotoaparati të jetë i gatshëm për fotografinë e radhës. Celulari do të duhej të jetë i përputhshëm edhe me hapësirën e ëebit Kodak Gallery, një vend i qasjes me të cilin do të lehtësohet integrimi i adapterëve për ËiFi. Motorola ZN5 do të jetë telefon 2.5 G, prandaj të dhënat do t’i bartë me protokollin EDGE për të cilin ËiFi është edhe më se i nevojshëm. Motorola për këtë model ka paralajmëruar edhe integrimin e teknologjisë ModeShift e cila nënkupton përshtatjen e tastierës me ndryshimin e shenjave ndriçuese afër tasteve. ModeShift premierën e tij e ka përjetuar në modelin E8 ROKR.
Dhelpra vjedh çantën, e ndjek policia
I ka vjedhur çantën një dhelpër dhe për këtë është detyruar të kërkonte ndihmën e policisë. Mashkulli i cili po punonte një tokë në afërsi të kantonit të Bazelit në afërsi të Zvicrës sapo ka parë kafshën të ikte me shpejtësi për tu fshehur në një mal aty pranë ka dhënë alarmin për ngjarjen e rrallë. Zëdhënësi i policisë konfirmoi se ky ishte rasti i parë ku efektivave të shërbimit të shpejtë do tu duhej të gjurmonin jo një hajdut njeri siç ndodh gjithmonë, por një kafshë dinake e cila tashmë nuk dihej se ku mund të ndodhej bashkë me çantën e dorës. Zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se në çantë ishte një portofol dhe çelësat e shtëpisë së bujkut. Pas ngjarjes pronari i çantës vrapoi pas dhelprës, por kafsha ishte shumë më e shpejtë se ai. Gjetja e çantës u bë disa orë më pas nga punonjësit e policisë rreth pesëdhjetë metra larg “vendit të krimit”. Dhelpra nuk kishte arritur të fuste gjahun në strofull, pasi çanta ishte më e madhe sesa vrima e strofullës. “Hajdutja” e rrallë nuk është “arrestuar”, bëri të ditur zëdhënësi i policisë.
25 Qershor 2008