Shoferi
Punësohet Beni si shofer autobusi. Në përcaktimin e punëve shefi i thotë:
- Beni, do të duhet të bësh edhe detyrën e faturinos.
Beni thotë:
- S’ka problem.
Të njëjtën ditë Beni bie në një greminë dhe e bën autobusin copë-copë. Vjen shefi në spital për ta vizituar dhe e pyet se si ndodhi aksidenti.
Beni i përgjigjet:
- Nuk kam lidhje, unë isha në pjesën e prapme të autobusit duke mbledhur lekët.
Qeni me një sy
Ecin dy bjonde dhe njëra i thotë tjetrës:
-Ej, shikoje atë qenin me një sy!.
Bjondia tjetër e mbulon njërin sy me dorë dhe thotë:
-Ku, ku?
25 Qershor 2008