Nokia prezanton celularin më të hollë në botë “E71”
Telefoni më i ri “i mençur” (smartphone) i kompanisë së njohur të telefonisë celulare Nokia ka dalë tashmë me versionin më të ri që quhet Nokia E71. Modeli i ri ka filluar të paraqitet dhe reklamohet si një pajisje shumë më interesante sesa ajo që kemi parë fillimisht. Nga shfaqja disa kohë më parë i modeleve të reja të Nokias, E66 dhe E71 nuk është lënë të kuptohet shumë përveç cilësisë së pakrahasueshme që i bën këta aparatë të jenë që qendër të vëmendjes së klientëve të kësaj superkompanie.
Megjithatë E71, duket të jetë një pajisje shumë më interesante se dy të parat. Në këtë rast bëhet fjalë për “smartphone-n” më të hollë i cili është ekzaktësisht 10 milimetra i trashë, me tastierë të plotë QËERTY. Duke mos marrë parasysh përmasat e tij, mundësitë që ky celular mund të përballojë nuk janë aspak të këqia: Kemi të bëjmë me një memorie të integruar prej 110 MB me mundësi zgjerimi nëpërmes kartelave microSD, Bluetooth, ËiFi dhe A-GPS. Bateria e tij mban njëzet ditë në pritje, 10.5 orë bisedë dhe Kamera ka rezolucion 3.2 megapikselë. Mangësia e vetme eventuale është ekrani pak më i vogël se telefonat e zakonshëm, respektivisht me diagonale 2.36 inch. Ky fakt nuk përbën asnjë problem për suksesin e tij në tregjet botërore. Nokia E71 do të kushtojë 500 dollarë amerikanë në SHBA dhe nuk dihet saktësisht se kur do të paraqitet në Europë.
2 miliardë kompjutera personalë, deri më 2014
Ekspertët e informatikës kanë bërë të ditur se numri i kompjuterëve në përdorim në botë ka kaluar një miliardëshin dhe kjo është një shifër që i ka tejkaluar parashikomet e mëhershme. Kompania e njohur amerikane “Gartner Inc” ka vlerësuar se gjatë gjashtë viteve të ardhshme numri i kompjuterëve personalë në botë do të dyfishohet, duke shkuar në 2 miliardë. Kjo kompani me bazë në Stamford, Konektikat, ka publikuar ditët e fundit rezultatet e një ankete të cilat thonë se, numri i kompjuterëve në përdorim në mbarë botën është duke u rritur rreth 12 përqind në vit. Megjithatë, kompania nuk ka llogaritur numrin e kompjuterëve të shitur çdo vit, por numrin e atyre që ata besojnë se janë aktualisht në përdorim.
25 Qershor 2008