E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përpjekjet e Ismail Qemalit për të krijuar qeverinë e re në Stamboll

Dalja në skenën politike të Perandorisë Otomane të xhonturqve. Përplasjet mes grupeve shqiptare në Kostandinopojë

KOSTANDINOPOJË – Arif Bej, komandanti i luftanijes “Assar – I- Tewfik”, ishte vrarë në pallatin e sulltanit këto ditë. Ai ishte anëtar i Komitetit të Bashkimit dhe Progresit dhe kur kryengritja ishte në lartësinë e saj, të mërkurën, ai drejtoi grupin e trajnuar në Yildiz Kiosk, me qëllim mbështetjen e Komitetit. Më momentin që marinarët dolën kundër ministrit të ri të Marinës, zëvendësadmiralit Haxhi Emin Pasha, ata e përzunë me forcë dhe situatën e mori në kontroll Arif Bej, të cilin ata e morën në Yildiz Kiosk, ku Haxhi Pasha ishte qëlluar për vdekje, pa pasur asnjë rezistencë të rojës së pallatit për ta shpëtuar atë.
Tashmë ishte konfirmuar informacioni se Mahmud Makhtar Pasha kishte udhëtuar drejt Selanikut. Ai ishte caktuar pasi Ahmet Riza, ish-president i Dhomës, ka kërkuar strehim në Ambasadën Franceze dhe se Hussein Jahid, redaktori i “The Tanin”, ishte zhdukur. Nuk ekzistojnë gjurmë për të tjerë anëtarë të Komitetit. Informacionet e mëparshme se një masakër e armenëve ishte në progres në Mesina, kanë treguar se ajo ishte e ekzagjeruar.
Realisht trazira po ndodhin në Adana, zonë e cila është rreth 36 milje larg Mesinës. Vetëm 10 armenë ishin vrarë. Atje ishte shpallur ligji ushtarak dhe përforcimet e trupave po bëheshin përmes Bejrutit.
Mungon shumica e xhonturqve
Këto ditë ishte mbajtur një takim i çuditshëm, por domethënës i Dhomës. Shumica e anëtarëve i përkisnin Partisë së Turqve të Rinj (xhonturqve), por vetëm 188 anëtarë iu përgjigjën thirrjes dhe ky numër nuk ishte i mjaftueshëm për të formuar një kuorm. Hidhërimi iu përplas në fytyrë thuajse të gjithë deputetëve. Anëtarët u konsultuan të merakosur me korrespondentët e huaj që të mblidhnin opinionet e shprehura rreth e qark.
Presidenti i ri, Ismail Qemali, propozoi që Dhoma të mbajë në mënyrë sekrete një takim të shkurtër. Kjo ishte e papritur, por ky propozim, përfundimisht u votua në mënyrë unanime dhe u ra dakord të shpërndahej një deklaratë për publikim në të gjithë Perandorinë që të ndikojë së brendshmi për t’u marrë në konsideratë pretendimet e ushtarakëve otomanë; të miratohej dorëheqja e kabinetit dhe të ofrohej amnistia. Kjo do të zgjidhë vazhdimin e procesit, duke lënë mënjanë të gjitha mosmarrëveshjet politike dhe duke ia përkushtuar jetën mirëqenies së vendit. Në të vërtetë Dhoma ra dakord të garantohej çështja përmes studimit të kushtetutave të ndryshme, ku të bëheshin përmirësime dhe të mbahej përfundimisht një strukturë ligjore. Më vonë Dhoma arriti në konkluzionin që në mënyrë publike të zgjidhej formalisht presidenti i ri, duke e caktuar Ismail Qemalin thjesht për një periudhë të përkohshme dhe duke bërë shkarkimin e Ahmed Rizës. Naki Pasha, anëtari më i vjetër në detyrën e kryetarit, kishte pranuar dorëheqjen e Ahmed Rizës, por pa votuar.
Zgjedhja e Ismail Qemalit
Pas votimit të lodhshëm, pa kandidatë, kishte një maxhorancë të bollshme që të siguronte zgjedhjen e tij, duke përfshirë edhe kandidaturat ushtarake. Ismail Qemali ishte i treti në listë. Megjithatë, procedurat ishin shtyrë deri të shtunën, kur kishte pak dyshime se mund të zgjidhej Ismail Qemali. Përpjekja tërësore e Dhomës sot tregoi qëllimin e saj në dështimin dhe humbjen e ndikimit. Pak anëtarë morën guximin të flisnin. Ata më kurajozët ishin penguar nga të ndrojturit që dukshëm ishin të frikësuar që një sulm tjetër që mund të drejtohej kundër atyre. Hoxhallarët mbizotëronin situatën dhe flisnin në mënyrë urdhëruese, kur po bëheshin publikë disa nga ministrat dhe po realizoheshin procedurat.
Ministri i Mësimdhënies, duke iu referuar reagimeve për një goditje vdekjeprurëse që kishte prekur Kushtetutën, deklaroi se ministrat e rinj ishin betuar se do të përkrahnin Kushtetutën dhe për më tepër do të sakrifikohen për të nëse ajo do të dhunohej. Ai siguroi Dhomën se asgjë nuk do ta kërcënojë Kushtetutën dhe se atje nuk kishte nevojë për të alarmuar situatën. Kjo frazë u prit jashtë me një stuhi klithmash nga të gjitha palët dhe anëtarët po kërkonin të dinin nëse kjo kishte shkaktuar alarm, bashkë me britmat për tërheqje të menjëhershme të fjalëve fyese. Ministri ishte shqetësuar shumë dhe tha se ishte duke folur jo zyrtarisht brenda dhe nuk do t’i tërhiqte fjalët nëse anëtarët nuk e dëshironin një gjë të tillë. Sot në mbrëmje opinioni publik është i ndarë rreth përfundimit të situatës së turbullt që ende ekziston. Disa të frikësuar i kthehen regjimit të vjetër, ndërsa disa të tjerë, më optimistë, shprehen të lehtësuar për përçarjen e Komitetit të Bashkimit dhe Progresit, metoda të cilat ishin një shkas i shqetësimit të përgjithshëm. Në anën tjetër, ndërhyrja e ushtrisë është një karakteristikë shqetësuese, duke krijuar një precedent të keq. Në mënyrë rritëse po bëhej e qartë se apeli i bërë rreth ndjesive fetare të popullit ishte thjesht një pikëpamje që t’i pajtojë ata që të mos bjerë qeveria e institucionalizuar nga Komiteti.

Vijon në numrin e kaluar
Lajmi është botuar në “The New York Times” më 16 prill 1909

Zhdukja e Ismail Qemalit në kohën kur ishte Vali i Tripolit

KOSTANDINOPOJË – Ismail Beu, i njohur për dashamirësinë e tij ndaj Britanisë së Madhe, që ishte emëruar së fundi Vali i Tripolit, funksion i cili është i barasvlershëm edhe në mërgim, ishte zhdukur në mënyrë misterioze. Sipas një mesazhi të dhënë nga bordi i anijes “Fuad”, ai u nis të shtunën bashkë me kolonelin gjerman, Von Ruedgisch, që gjithashtu është duke shkuar në Tripoli për riorganizimin e punëve të mbrojtjes ushtarake atje. Kapiteni i anijes nuk ka marrë autorizimin perandorak të lundrojnë Ismail Beu dhe koloneli Von Ruedgrisch, që ndodheshin në port gjatë mbrëmjes. Më pas, Valiu i sapoemëruar ishte zhdukur dhe askush nuk dinte për praninë e tij gjëkundi. Ajo që besohej është se ai kishte pasur plan të arratisej me tre fëmijët e tij.
Çështja kishte shkaktuar një sensacion të madh tek Yildiz Kiosk, sepse udhëtimi i Ismail Beut është shumë më pak i rëndësishëm sesa ai i Mahmud Pashës, vëllait të ligjshëm të sulltanit. Kjo është konsideruar një tjetër shenjë e çështjeve shtetërore në Turqi.

Lajmi është botuar në “The New York Times” më 2 maj 1900

Ismail Qemali kalon me sukses arratisjen

KOSTANDINOPOJË – Vapori egjiptian “Tewfik Rabbana”, me Ismail bej Qemalin, që ishte raportuar më 30 prill se ishte zhdukur në bordin e anijes në mënyrë misterioze, kaloi përmes Dardaneleve këtë mëngjes, pa pasur asnjë incident. Në momentin e fundit, Sulltani, përmes Redvan Pashës, u përpoq në mënyrë të pasuksesshme ta bindte Ismailin që të tërhiqte vendimin e tij për të ikur.

Lajmi është botuar në “The New York Times” më 4 maj 1900
Sulltani arreston dhe dëbon djalin e Ismail Qemalit

Korrespondenti i “The Times”-it në Kostandinopojë thotë se brenda 10 ditëve, rreth 70 turq janë denoncuar nga spiunët si armiq për regjimin aktual. Të gjithë ata ishin arrestuar. Mes tyre ishte edhe Mahmud Bej, djali i Osmail Qemalit.
Sulltani i ka dëbuar të 70 personat drejt Hodaida-s në Arabi.
Ambasadori britanik paraqiti një notë zyrtare të hënën te Porta e Lartë në lidhje me shkeljen e rregullave. Ambasadorë të tjerë paraqiten dje nota proteste në emër të vendeve të tyre përkatëse.
Ambasadori rus i tha Vezirit të Madh se shtetet e Maqedonisë dhe Armenisë janë turpi i qeverisë turke. Lajmi është botuar në "The New York Times" më 18 dhjetor 1901.

Në numrin e ardhshëm do të lexoni

“The New York Times”: “Si erdhën xhonturqit në Shqipëri”

Krijimi i strukturave qeverisëse dhe ardhja e tyre në vendin tonë. Problemet që dolën me popullsinë shqiptare

Pajtimi me politikën e Portës së Lartë që po ndiqte në vendin tonë dhe reagimet e para nga klasa politike

Cili ishte qëndrimi i Ismail bej Vlorës dhe përgatitja e terrenit për të shpallur mëvetësinë e Shqipërisë dy vjet më vonë

Për më shumë na ndiqni në numrin pasardhës

25 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›