Problemi Çam shkëmbehet me qerratain Bollano!!!
Nga Genc LLAKAJ
Demokracia e re, (greqisht nea-dhimokratia), partia greke prej së cilës është pjellë edhe kryeministri Karamanlis, arriti dy ditë më parë, në Tiranë, të oksigjenojë vetveten. Kjo forcë politike, që kryeson maxhorancën në Parlamentin grek, nëpërmjet z. Karamanlis dhe znj. Bakojani, ministre e jashtme e shtetit fqinj, në vizitën e fundit në Tiranë, arriti të marrë një rivotbesim nga elektorati i saj. Suksesi më i madh i kryeministrit grek ishte pa dyshim anashkalimi i problemit çam. I dyti sukses ishte ai i nënshkrimit të akt-shitjes nga pala shqiptare të 6 miljeve detare në favor të palës greke. E gjithë kjo, sipas mediave shqiptare, ishte një rinkopensim i favorit të madh që qeveria greke i bëri një të katërtës së kombit shqiptar, Shqipërisë londineze, me votën e saj pro për anëtarësimin në NATO. Thua të jetë kjo e vërteta? Vërtet shqiptarët besojnë se vota greke për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO mund të shkëmbehet pa kurrfarë përgjegjësie me problemin madhor të Çamërisë? Vërtet shqiptarët besojnë se grekët na kanë në dorë kur të duan dhe si të duan? Gabohen. E pra gabohen sepse, fatkeqësisht, nuk janë të mirë në matematikë. Dhe bashkë me ta gabohet edhe kryeministri im, Sali Berisha. Edhe ai nuk ka qenë i mprehtë në matematikë. E them këtë duke konsideruar matematikën si një shkencë të saktë dhe jo si opinion, por le tu referohemi shifrave, pra numrave. Po të shohim me vëmendje, pala greke na ka borxh disa numra, madje edhe jetë njerëzish. Numrat janë jo pak, por 11.300 km katrorë të aneksuara ( nga e cila 5 mijë km katrorë vetëm territori i Çamërisë) qysh prej afro një shekulli, territore këto që mbahen peng nëpërmjet ligjit 26/36 ( i ashtuquajturi ligji i luftës), një popullsi (ajo pjesë që ka rezistuar ende) me autoktoni etno-kulturore shqiptare e cila nuk gëzon as të drejtën e gjuhës, shkollimit apo përfaqësimit me institucione të veta si një komunitet maxhorancë në shtetin multietnik grek. Më tej, qëndron i paprecedentë gjenocidi ndaj popullsisë shqiptare qysh nga 1867 e deri më 1945-sën, pra të vrarët nga dora e politikës greke të kohës ( vetëm gjatë periudhës 1940-1945 rreth 2700 shqiptarë të masakruar). Megjithë këto të mira, NE ( pra, politika e Tiranës) i falim shtetit grek edhe 6 milje vijë detare sikur të mos mjaftonin mijëra kilometra katrore tokë të aneksuara prej saj vite më parë. Duket paradoksale që ne shqiptarët falim, falim e sërish falim dhe si shpërblim marrim dokrra a fjalë boshe. Kështu që, ajo që më shqetëson nga vizita e fundit zyrtare e Kryeministrit grek, është heshtja mbi problemin çam që, në pamje të parë, të lë përshtypjen se ky problem kombëtar u shkëmbye me gjykimin e kryebashkiakut të Himarës, Bollanon. Duket sikur pakti të ketë qenë mbi këtë këshillë: mos më përmend Çamërinë se më përzë elektorati im me gurë dhe unë nuk të them hiç gjë që ti zoti kryeministër i Shqipërisë po më persekuton Mandelën e Vorio-Epirit, në të kundërt do ta kesh keq me operacionet- fshesa. Kështu që marrëveshja e pazë por e nënkuptuar e të dy kryeministrave, duket si një mekanizëm peshëmbajtës ku nga njëra anë qëndron problemi madhor çam dhe nga tjetra një Bollano. Fatkeqësi. Madje të luash me fatet e popullit tënd nuk është thjesht një fatkeqësi, por më tepër se kaq.
Thua të jetë ndonjë politikëbërje e hollë kjo e kryeministrit tonë?! Thua të ketë mbjellë sot për të korrur mot?! Nuk besoj. Madje jo vetëm nuk besoj, por kundërshtoj me zë të lartë. Kryeministri ynë gaboi. Po, gaboi rëndë. Nuk ka logjikë, as opinion ta mbështesë këtë veprim jo të hijshëm e as strategjik të qeverisë së tij. Aq më tepër e dhimbshme ishte deklarata e kryeministrit tonë se me Greqinë spaskemi probleme. Jo zotëri, jo. Kemi probleme, madje shumë, ose më mirë me thënë, ata kanë probleme me ne. Dhe e dini pse kanë probleme me ne? Sepse është e thjeshtë...na detyrohen shumë. Të na japin të paktën të drejtën demokratike ti vëmë gjërat në peshore. Dhe pa dyshim që, po të ndodhë kjo gjë, ne shqiptarët do të kemi të drejtën me vete. Ja, se çfarë nuk duhet harruar nga politika zyrtare e Tiranës sa herë ulet përballë Athinës zyrtare.
Së pari: ekziston një genocid ndaj popullsisë shqiptare në Greqi?
Sigurisht që ekziston. Këtë gjë e kanë mbështetur jo vetëm institucionet demokratike ndërkombëtare, por edhe vetë Akademia e Shkencave të Greqisë, madje edhe mediat atje.
Së dyti: ekziston një shpërngulje e kësaj popullsie autoktone me forcë?
Po zotërinj, ekziston, madje është e dokumentuar, reklamuar dhe e pranuar edhe nga vetë grekët.
Së treti: ekziston një pakt apo marrëveshje e vitit 1913-të (në Londër, Konferenca e Ambasadorëve) e fuqive të mëdha të kohës që pa të drejtë i dhuron Greqisë një pjesë të mirë të territorit shqiptar, në rastin tonë atë territor në të cilin jetonin disa komunitete shqiptare, midis tyre edhe ai çam?
Po zotërinj ekziston, madje ka dokumentacione, firma e vula, e zezë mbi të bardhë e më tej edhe falje apo pendime të liderëve europianë të kohës për këtë të padrejtë.
Së katërti: ekziston një ligj lufte ( 26/36 i vitit 1940) prej të cilit mbahet peng zgjidhja e problemit shqiptar në territorin shqiptar të aneksuar nga fuqitë e mëdha në interes të shtetit grek?
Së pesti: ekziston një komunitet emigrator ( prej afro 600 mijë qytetarësh) në shtetin grek sipas statistikave shqiptaro-greke?
Po mor zotëri ekziston, madje i keqtrajtuar herë pas here nga të ashtuquajturat operacione të fshesës.
Së gjashti: ekziston fakti që ekonomia greke po frymëmerr duke shfrytëzuar krahun e lirë të punës në Shqipëri nëpërmjet kompanive të saj monopolistike si rreth 220 të tilla me origjinë greke (p.sh."Fanco and Cocratex, Albanian Hellenic, Rekor, Loulis International Foods Enterprise, Sarandopulos, Etep-Meton, Vodafone Albania, AMC,
OMV-Albaniaetj): në sektorin bankaro-financiar, në tregëtinë e naftës, në telefoninë celulare, në industrinë e shfrytëzimit të lëndës drusore dhe në tekstile...?
Sigurisht që ekziston. Kemi me dhjetëra e dhjetëra kompani greke, banka e fabrika të fuqishme të industrisë së lehtë që përfitojnë miliona dollarë çdo vit në kurriz të shqiptarëve të ngelur jetim.
Së shtati: a ekziston një Autoqefali e kishë ortodokse Shqiptare që udhëhiqet nga një Peshkop me shtetësi e kombësi greke? Po mor vëlla, ekziston. Në qendër të kryeqytetit shqiptar, i ka sarajet edhe më të mëdha nga vetë i famshmi 15-katësh.
Së teti: ekzistojnë varreza të ushtarëve grekë (më 19.11.2008, në Tiranë u nënshkrua marrëveshja midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Republikës së Greqisë lidhur me vendprehjen e ushtarakëve grekë të rënë në Shqipëri, gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941", edhe pse shumë të dyshimta) në territorin e Republikës së Shqipërisë? Sigurisht që ekzistojnë, madje janë mbjellë sipas dëshirës së grekëve.
Dhe e fundit: a ekziston një pakicë kombëtare greke në Shqipëri ("Minoriteti grek në Shqipëri përbën 3 % te popullsisë së vendit, shifër kjo e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit)? Po, sigurisht që ekziston, madje gëzon të gjitha të drejtat e një pakice etnike.
Atëherë, le të shohim anën tjetër të medaljes:
Po shqiptarët çfarë kanë përfituar nga bashkëpunimi, reciprociteti dhe mirëkuptimi i ofruar teorikisht nga pala greke sidomos nga marrëveshja e bashkim vëllazërimit e vitit 1996 nga dy ministrat e jashtëm të vendeve përkatëse z. Alfred Serreqi dhe Theodhori Pangallo? Ja çfarë thotë pika 15 e këtij traktati: Secila nga palët kontraktuese do të përballojë mundësinë e heqjes brenda kuadrit të saj ligjor të pengesave që vështirësojnë gëzimin e pasurive që kanë shtetasit e njërës palë në territorin e palës tjetër.
Çfarë kanë përfituar shtetasit shqiptarë dhe grekë me kombësi shqiptare si ata të krahinës së Çamërisë, Follorinës, Kosturit apo Konicës nga ky traktat kinse miqësie a burimi zgjidhjesh të ngërçit të krijuar? Asgjë, e pra asgjë. Ja pse nuk kanë përfituar. Faktet flasin qartë për të kundërtën. Ata janë në debit karshi nesh prej shekujsh e kështu vijon historia e dhembjes.
E para: kemi një ligj lufte që grekët