Përdhunimi në qeli, pritet të dëshmojnë “dy viktimat”
11/01/2005 TIRANË –Njëri prej viktimave të “përdhunimit” të ndodhur në qelitë e paraburgimit të qytetit të Sarandës, mund të merret në pyetje së shpejti nga Prokuroria, e cila ka filluar hetimet paraprake për ngjarjen. Burime nga organi i akuzës, thanë dje se Prokuroria i ka kërkuar policisë të identifikojë vendndodhjen e njërit prej viktimave të përdhunimit. “Është kërkuar ndihma e policisë për gjetjen e vendit ku ndodhet dhe mundësimi i kontaktimit me këtë person”, thanë dje burimet nga Prokuroria e Përgjithshme. Sipas tyre, besohet se njëri prej personave të përdhunuar është në Greqi. Sipas verifikimeve që ka kryer Prokuroria e Sarandës, të gjithë personat e tjerë, që mendohet se kanë qenë dëshmitarë apo protagonistë të skandalit të mundshëm, nuk ndodhen në Shqipëri. Prokuroria ka konfirmuar dje, se në zyrat e saj, asnjëri prej viktimave të mundshme të ngjarjes, nuk ka bërë kallëzim penal.
Hetimi
Hetimet ende nuk kanë vërtetuar, nëse ka ndodhur përdhunimi i të miturve në qelitë e paraburgimit të qytetit të Sarandës. Burime nga Prokuroria e këtij qyteti, thanë dje se ky institucion është duke zhvilluar me intensitet hetimet paraprake, të cilat ende nuk kanë provuar skandalin. Sipas organit të akuzës, hetimi i ngjarjes dy vite pasi ajo ka ndodhur, paraqitet më shumë sesa i vështirë. “Dhuna seksuale apo përdhunimi është një veprim, i cili në praktikën penale provohet me anë të ekspertizës, por, kjo është e pamundur dy vite pas ngjarjes. Personi, i cili ka publikuar një raport për këtë ngjarje, në momentin e parë kur ka marrë dijeni, duhet të kishte njoftuar autoritetet përkatëse ose të kishte kryer kallëzim penal në Prokurori”, thanë dje burimet nga organi hetimor në qytetin e Sarandës. Sipas tyre, dhënie e informacionit apo denoncimi i ngjarjes, përbën detyrim ligjor.
“Skandali”
Qendra për Mbrojtjen e Qytetarëve publikoi tri ditë më parë një raport, sipas të cilit, në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Sarandës ishin përdhunuar dy të mitur. Sipas dokumentit që është publikuar për mediat, dy viktimat e aktit të rëndë janë A.Sh. dhe G.M., 17-vjeçarë. Sipas hetimit, ata kanë qenë të arrestuar për vepra të lehta penale dhe të dy janë të liruar. Hartuesit e raportit që publikoi skandalin, përdhunimi është dëshmuar nga një tjetër person, që është ndodhur në qeli, në kohën e ngjarjes. Sipas raportit, dëshmitari mban inicialet F.S. Prokuroria tha se ende nuk është njohur me identitetin dhe dëshminë e këtij personi.