“Zotëruesit e 312 kileve drogë, dy pronarë fabrike”
11/01/2005 TIRANË- Të dyshuarit si pronarë të 312 kileve hashash, që u kapën dy ditë më parë në qytetin e Vlorës, janë dy pronarët e një fabrike, e cila prodhon qese plastike dhe përpunon lëndë të ngjashme. Dy prokurorë kanë mbërritur dje në Vlorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, për të zhvilluar hetime lidhur me sekuestrimin e 312 kileve hashash. Sipas burimeve nga ky institucion, një person ka përfunduar nga timoni i maunes që drejtonte, në dhomat e paraburgimit të Vlorës. Ai është arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Tre persona të tjerë, janë shoqëruar dje në ambientet e policisë së qytetit jugor, me dyshimet se janë pronarë të 312 kileve hashash, të cilat u kapën dy ditë më parë në një maune me targa italiane, e cila tentoi të kalonte kufirin detar të vendit tonë, me qëllim portet italiane.
Survejimi
Prokuroria tha dje se, strukturat speciale të policisë kishin të paktën një muaj, që kishin vënë në survejim personat që dyshohet se janë përgjegjës për ngarkesën e 312 kileve drogë dhe trafikimin e saj. Sipas organit të hetimit, policia e Vlorës ka patur sinjale për kalimin e mundshëm të drogës gjatë këtyre ditëve, pasi trafikantët do të shfrytëzonin numrin e madh të udhëtarëve, i cili vështirëson kontrollet e policisë. Edmond Papa, 36 vjeç, banues në Vlorë, është shoferi i arrestuar i maunes. Pas verifikimit të dokumentacionit, hetuesit kanë zbuluar edhe pronarët e maunes, Ilia Simoni nga Vlora dhe Roberto Altobeli, 33 vjeç, me kombësi italiane. Sipas hetuesve, personat shqiptarë që janë arrestuar, dyshohet se kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe në sajë të këtyre raporteve, mendohet se kanë krijuar planet e trafikut prej disa kohësh. Maunia italiane me ngarkesën e drogës, e ka kaluar traun e policisë pa patur probleme dhe është drejtuar për në tragetin e linjës, i cili nisej për në Itali, rreth orës 16.00 të dy ditëve më parë. Por postblloku i kontrollit teknik e ka ndaluar maunen dhe ka vënë re të çarën në tavan, nga e cila ishin fshehur 312 kile hashash.
Drogë Vlore
Edhe pse drejtuesi i mjetit dhe pronarët e maunes i kanë deklaruar policisë se malli që do të çonin në Itali, ishte një sasi qesesh plastike të prodhuara nga fabrika e tyre, kontrolli ka vërtetuar të kundërtën. 17 pako me hashash janë gjetur të ngarkuara mes karrocerisë së maunes dhe pakove që kishin brenda me qese plastike. Droga ishte ndarë në qese 20 kilëshe, të prodhuara nga fabrika, e cila është në pronësi të personave të dyshuar, si pronarë të drogës. Në bazë të analizave të para që janë kryer, droga është marrë në fshatrat rreth Vlorës. Sipas ekspertizave, ajo është prodhim shqiptar i vjelur vonë. Sipas hetimeve të para, fabrika, e cila ka në pronësi të saj një shtetas italian dhe një shqiptar, është regjistruar në gjykatën e qytetit, në emër të firmës “ROAL”. Edhe dy ngarkesa me drogë, të zbuluar nga policia në kufi mes vendit tonë dhe Maqedonisë, sipas hetimeve besohet se origjinën e tyre e kanë në qytetin e Vlorës. Sipas Prokurorisë, 303 kile marijuanë të kapura në Dibër, janë nisur nga një depo në qytetin e Vlorës, ashtu sikurse 100 kile të tjera marijuanë, të kapura nga policia maqedonase, vetëm pak metër pasi makina kishte kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Versioni zyrtar i
policisë së Vlorës
Zyra Rajonale e Luftës kundër drogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë organizuar një operacion për kapjen e një sasie të konsiderueshme lëndë narkotike kanabis sativa, e cila ishte nisur për t’u trafikuar për në Itali. Në datën 09.01.2005, rreth orës 16.00, në bazë të informacioneve të mbledhura nga Zyra e Luftës kundër drogës, është bllokuar në Portin e Vlorës një kamion me targa italiane. Pas kontrollit të imtësishëm që i është bërë nga strukturat e Policisë Kufitare, është bërë e mundur të gjendet një sasi prej 312 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e ambalazhuar në 295 pako. Kjo lëndë narkotike ishte e destinuar për t’u trafikuar me tragetin e linjës drejt Italisë. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, deri tani janë shoqëruar në polici 8 persona, mes të cilëve dhe drejtuesi i automjetit me shtetësi shqiptare. Po punohet për sqarimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në të. Për shkak të vazhdimësisë së hetimeve dhe veprimeve operacionale, Policia e Shtetit është e rezervuar në publikimin e identiteteve të personave të shoqëruar dhe informacioneve të tjera që lidhen me këtë ngjarje.
303 kile marijuanë,
nga Vlora në Dibër
Dy makina luksoze “Benz” tentuan të kalonin kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë të mërkurën, në datën 8 dhjetor 2004. Pas informacioneve për një ngarkesë të mundshme droge, policia shqiptare u vu në ndjekje të dy makinave dhe pas disa kilometrave ndjekje i ka ndaluar. Kontrolli i ushtruar në dy mjetet zbuloi një sasi prej 303 kilesh marijuanë. Më shumë se 180 pako të presuara droge, u gjetën në bagazhin e njërës makinë, ndërsa 175 qese ishin ngarkuar në mjetin tjetër, i cili ndiqte të parin në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë, drejt kufirit me Maqedoninë. Policia arrestoi në flagrancë shtetasit Adrian Nasi, 33 vjeç, me profesion pilot dhe komandant ekuipazhi në Repartin 3340 të Farkës, ndërsa drejtuesi i makinës tjetër me drogë është Xhevdet Rrokaj, nga Vlora, edhe ky i prangosur. Sipas ekspertizës së drogës, narkotiku ishte prodhim shqiptar, ndërsa hetimet e Prokurorisë zbuluan se ajo kishte udhëtuar nga qyteti i Vlorës drejt Dibrës, me qëllim trafikimin në Maqedoni.
100 kile drogë kapen
në Qafë-Thanë
Policia maqedonase sekuestron 100 kile drogë (marijuanë) të transportuar nga Shqipëria prej një personi, i cili banon në kryeqytet, 45-vjeçar. Sasia e narkotikut në vendin fqinj është zbuluar nga policia, ndërsa vetëm pak persona në Prokurori dhe në polici kanë patur dijeni për ngjarjen. Policia maqedonase ka sekuestruar 100 kile drogë në afërsi të zonës maqedonase (tej kufirit) të Qafë-Thanës. Narkotiku është transportuar me një kamion të firmës së bimëve mjekësore “Mirel”, i cili sapo kishte kaluar me sukses kontrollin e rojeve kufitare shqiptare, por që ka “ngecur” sapo ka hyrë në tokën maqedonase. Aksioni i policisë maqedonase ka patur sukses vetëm në gjetjen dhe bllokimin e drogës, pasi transportuesi i saj, ka arritur të largohet pa rënë në prangat e agjentëve të antidrogës në fqinjin tonë lindor. Makina ka kaluar kufirin shqiptar, pikërisht në kohën kur policia lokale po zhvillonte analizën vjetore të punës së saj, dhe të gjithë efektivat ishin pjesëmarrës aty.
Kronologjia
8 dhjetor 2004
Kapen në kufirin shqiptaro-maqedonas në Dibër dy makina me një ngarkesë 303 kile marijuanë. Makinat tentuan të kalonin në Maqedoni. Arrestohen me akuzën e trafikut Adrian Nasi, 33 vjeç, pilot dhe komandant ekuipazhi në Repartin 3340 të Farkës dhe Xhevdet Rrokaj nga Vlora, i cili ka krushqi me të arrestuarin e parë.
9 dhjetor 2004
Sapo kalon pikën kufitare të Qafë-Thanës dhe hyn në tokën maqedonase, ndalohet dhe kontrollohet maunia e një firme private të bimëve medicinale nga Tirana. Gjenden 100 kile marijuanë, por largohet trafikanti që drejtonte mjetin e tonazhit të madh, i cili ishte pronë e firmës së medikamenteve mjekësore “Mirel”.
13 dhjetor 2004
Policia maqedonase deklaron se trafiku i drogës me Maqedoninë, kryhet nga klane të Ministrisë së Rendit dhe të Mbrojtjes në Tiranë. Sipas deklaratës, policia e Shkupit ka siguruar prova operative për implikimin në trafik të strukturave “të larta” të Tiranës në narkotrafik.
9 janar 2004
Kapet në portin e Vlorës një maune italiane, në të ciën ishin ngarkuar 312 kile hashash. Arrestohet drejtuesi i mjetit, Edmond Papa, 36 vjeç dhe dy pronarët e maunes, shqiptari Ilia Simoni nga Vlora dhe italiani 33-vjeçar, Roberto Altobeli.