E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria izraelite stërvit kolonët

Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 17:30

Prej muajsh qeveria izraelite kundërshton nismën e palestinezëve në Kombet e Bashkuara. Ata duan që në shtator të kërkojnë në New York anëtarësimin e plotë të Palestinës.

Ushtria izraelite po përgatitet për më të keqen. Nëse palestinezët dështojnë në Kombet e Bashkuara, pasojë mund të jetë një valë e dhunës në Bregun Perëndimor.

Për të mbrojtur vendbanimet, ushtria izraelite ka filluar të armatosë banorët me gaz lotsjellës dhe granata tymuese. Këtë e njofton gazeta izraelite "Haaretz".

Ushtria ka frikë se palestinezët mund të zënë vend në udhëkryqet e mëdha, të rrethojnë vendbanimet izraelite dhe institucionet arsimore, apo të dëmtojnë simbolet e shtetit izraelit.

Forcat pushtuese druhen edhe nga sulmet me të shtëna dhe sulmet terroriste, siç mësohet nga një dokument i brendshëm ushtarak.

Ushtarët e ushtrisë dhe oficerët e sigurisë të kolonive hebraike duhet të bashkëpunojnë në mbrojtjen e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, kanë kërkuar autoritetet izraelite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›