Mourinjo, “Number One”, Interi eliminon Çelsin
Falë gjenisë taktike të ideuar nga Hoze Murinjo, Interi fitoi 1-0 kundër Çelsit në “Stamford Brixh”, duke përsëritur triumfin e dytë në po aq ndeshje ndaj skuadrës së miliarderit rus Roman Abramoviç, e zënë një vend midis tetë më të mirave të Ligës së Kampioneve. Një sukses personal i trajnerit portugez ndaj ish-skuadrës së tij. Trajneri portugez i zikaltërve i dha leksionin e dytë Ançelotit. Një ndeshje e kontrolluar thuajse në çdo cep të fushës nga kampionët e Serisë A, skuadra e vetme italiane e mbijetuar në Ligën e Kampioneve. Pas një pjesë të parë pa gola, me një rast të shpërdoruar nga Diego Milito, do të vinte minuta e 76-të, kur regjisori holandez Uesli Shnajder lëshoi një top milimetrik për Samuel Eto’o-në, pikërisht në një hap larg nga pozicioni jashtëloje, thithje perfekte e sulmuesit kamerunas që me shënjestrën e tij të pagabueshme e bëri të padobishëm daljen e portierit te Çelsti, Tërnbull. Fatkeqësive të londinezëve iu shtua edhe dalja me kartonin e kuq të sulmuesit kryesor të Karlo Ançelotit, Didier Drogba, pas një faullit të lojtarit më të mirë afrikan për vitin 2009 ndaj interisit Tiago Mota. Interi arriti një sukses të dyfishtë ndaj Çelsit, pas fitores 2-1 dy javë më parë në “San Siro”. Në ndeshjen tjetër të ditës së martë, befasia ishte CSKA e Moskës, duke eliminuar spanjollët e Valencias. CSKA-ja e Moskës shënoi pas dhjetë minutash lojë më Hondën, ndërsa Necid dyfishoi shifrat në 2-0 në minutën e 39-të. Dy minuta më pas ishte Perroti që shkurtoi shifrat në 1-2 për moskovotitët. Takimi i parë në Moskë kishte përfunduar 1-1.
Liga e Kampioneve
Të martën
Çelsi-Inter 0-1 (1-2)
Sevilja-CSKA Moskë 1-2 (1-1)
Të mërkurën
Barcelona-Shtutgard 20:45 (1-1)
Bordo-Olimpiakos 20:45 (0-1)
Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
Të kualifikuar
në çerekfinale
Mançester Junaitid
Arsenali
Bajern i Munihut
Olimpiku i Lionit
Inter
CSKA Moskë
17 Mars 2010