E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo kërkon me ngulm Fabregasin

Hose Mourinjo është duke kërkuar me ngulm kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas, në Bernabeu, duke e detyruar presidentin Florentino Perez të përgatisë një ofertë për spanjollin.

"Marca" shkruan se Real Madridi dëshiron të sfidojë Barcelonën, në rast se mesfushori i Liverpoolit, Steven Gerrard, refuzon të kalojë në kryeqytetin spanjoll.

Barcelona nuk ka qenë në gjendje që deri më tani të arrijë një marrëveshje me Arsenalin për mesfushorin 23-vjeçar, ndërsa shuma prej 50 milionë paund e kërkuar nga Arsenali, nuk do të ishte problem për bosin e Real Madridit, që ka treguar në të kaluarën se është në gjendje të blejë jashtë çdo parashikimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›