E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri ditë konkurs për të fituar Fakultetin e Arkitekturës



Rreth 310 maturantët që kanë zgjedhur të konkurrojnë në degën e Arkitekturës në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit do t’i nënshtrohen konkursit treditor, që do të nisë në datën 26 korrik.

Në degën e Arkitekturës, për vitin e ri akademik do të pranohen 100 studentë, nga 1790 pranime që janë përcaktuar në tërësi në degët universitare të Politeknikut.

Andre Maliqari, dekani i Fakultetit të Arkitekturës, u shpreh se konkursi për 310 maturantët do të nisë ditën e shtunë në orën 10;00, në mjediset e Pallatit të Kongreseve dhe do të përfundojë rreth orës 14:00.

Sipas Maliqarit, rezultatet e Maturës Shtetërore do të llogariten në masën 35 për qind dhe rezultatet e konkursit të pranimit në masën 65 për qind.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›