E Diel, 1 Nëntor 2026

Muaji që ha kokat e Kostave

Antena brenda familjes

Bashkëpunëtori i rubrikës sonë pati dje një keqkuptim të madh me Flamurin. E mori në telefon dhe i tha që Kosta iku, ia hoqën kokën.

Flamuri, i nxehur nga ideja se bëhej fjalë për Kosta Trebickën, iu turr .

- Ti qenke shumë legen. Kush të tha që Kostën e hoqën qafe?! Kosta ka vdekur në aksident. Këtë e dinë të gjithë. E kanë thënë ekspertët. Dhe amerikanët madje e kanë thënë. Po të duan mos ta thonë, se e di gjithë bota që po s’ka vdek në aksident, ata e kanë vrarë.

- Më fal të të sqaroj, se nuk e kam për Kostën.

- Jo, për Kostën e kishe, të lutem shumë, the Kosta.

- E kisha për Kosta Barkën, jo për Kosta Trebickën, - i tha bashkëpunëtori jonë, mos u ngatërro.

- Pse, ç’i ka ndodh Kosta Barkës? - pyeti Flamuri.

- Nuk e di ç’i ka ndodhur, por takova Leonard Solisin dhe i bëra të njëjtën pyetje. Ai m’u përgjigj: “Nuk jam i sigurt ç’do ta gjejë, por, me sa kam parë në horoskop, ky është muaj i pafavorshëm për njerëzit me emrin Kosta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›