E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore, sot mbledhja për koalicionet

 

Komisioni i pos-açëm për hartimin e Kodit elektoral pritet të marrë të premten vendime të përbashkëta, për një prej kapitujve kryesore të Kodit, që ka të bëjë me rregullat për regjistrimin e subjekteve zgjedhore, përfshirë edhe koalicionet. Sipas burimeve, komisioni pritet të shqyrtojë dy kapitujt e mbetura si koalicionet politike, dalja e subjekteve në zgjedhje, si dhe mënyra e kandidimit të deputetëve të pavarur. Çështja e ndarjes së mandateve pritet të ketë debate në komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore. Sis-temi i ri elektoral i detyron dy kampet politike, të dalin në zgje-dhje në koalicion për të mos humbur përballjen e ardhshme. Komisionit të posaçëm i përfundon afati në fund të muajit shtator. Ambasadori i KE në Tiranë, Lohan disa ditë më parë u bëri apel klasës politike shpejtimin e punës për hartimin e Kodit të ri Zgjedhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›