Muamba, ende në gjendje kritike

Futbollisti i Bolton Wanderers, Fabrice Muamba është ende në “gjendje kritike” në kujdes intensiv pas sulmit kardiak që pësoi të shtunën mbrëma në ndeshjen kundër Tottenhamit në çerekfinale të FA Cup në White Hart Lane.
Mesfushori 23 vjeç u rrëzua përtokë derisa askush nuk ishte afër tij.
“Sipas praktikës mjekësore, Fabrice mbetet në kujdes intensiv dhe do të jetë edhe për 24 orë të tjera. Gjendja e tij vazhdon të jetë kritike” thuhej në komunikatën e London Chest Hospital.