Muça: Tirana, mungjonë profesionistët
15/03/2005 Humbja në derbi ka lënë një shije të hidhur në radhët e kampionëve të Shqipërisë, të cilët kanë bërë një paraqitje jo në nivelin e duhur në takimin e të shtunës. Përveç tifozerisë që nuk e ka miratuar sjelljen e idhujve të saj në fushë, një reagim i fortw disaprovues ka ardhur edhe drejtuesit me të lartë të klubit bardheblu, të cilët janë shprehur të zhgënjyer për disfatën e pësuar përballë Dinamos. “Normalisht kemi zhvilluar një lojë jo të mirë, - është shprehur serkretati i klubit, Shkëlqim Muça. - Dhe të mendosh që pretendon të jesh ekipi më i mirë i kampionatit, për këtë nuk ka asnjë arsye për ta justifikuar”. Ndërsa më pas shefi i klubit të bardhebluve e sqaron disfatën në derbi me disa fakte. Sipas tij futbollistët nuk po tregohen profesionistë të vërtetë. “Për atë që lojtarët tregun në fushë, u pa qartw që ata ishin të pamotivuar, - shpjegon Muça. - Kjo ndodh për faktin se ata nuk mundën të shmangin euforinë që u jep diferenca prej 8 pikësh me rivalin mw tw afwrt. Dhe është pikwrisht kjo, ajo që më bën të them se mungojnë profesionistët. Një futbollist profesionist jep maksimumin sa herë që i jepet rasti për të zbritur në fushë dhe nuk bën llogaritë se, sa larg apo sa afër janë kundërshtarët”. Po ashtu ish-futbollisti legjendar i bardhebluve nuk ka mohuar as vlerat e Dinamos, kur nënvizon se të luash përballë një ekipi të tillë është gjithmonë e vështirë. “Kundërshtarët na kanë krijuar gjithë vështirësi. Janë një skuadër e kompletuar dhe në takimin kundër nesh ishin të zhveshur nga emocionet. Megjithatë ky nuk është fundi i botës për ne, pasi është vështirë të gjesh një skuadër që luan e motivuar për 36 javë me radhë. Mos një herë, një tjetër do të japë një ndeshje jo të mirë”. Për sa i përket kampionatit, Muça mendon se tashmë ka humbur interesi dhe një gjë e tillë mund të ketë ndikuar te lojtarët e kryesuesve. “Tiranws i mungojnë rivalët në këtë sezon, - mbyll Muça. - E vetmja skuadër që e zbukuron paksa kampionatit është ajo e Elbasanit”.