Çështja “Peqini” i kalon Disiplinës
15/03/2005 Hito Hitaj: “Presim vendimin e komisionit”. Në dyshim pjesëmarrja e Elbasanit në ndeshjen e Kupës kundër Teutës të mërkurën
Ngjarja e shëmtuar që ka ndodhur në Peqin ka ngritur në këmbë të gjithë opinionin sportiv shqiptar. Të gjithë i kanë kthyer sytë nga Federata Shqiptare e Futbolli, e cila do të duhet të marrë dhe masat e duhura për gjithçka të josportive që ka është parë në takimin e të shtunës mes Shkumbinit dhe Elbasanit. Të dyja palët kanë mbërritur paraditen e djeshme në dyert e organit më të lartë të futbollit në vendin tonë, duke dhënë versionin e tyre, por edhe duke depozituar kërkesat përkatwse për pakorrektësi të palës kundwrshtare. Por që nga e shtuna e deri më dje edhe vetë drejtuesit e FSHF-së nuk kanë ndenjur këmbë kryq. E cilësuar edhe nga vetë ata si një ndeshje, ku nuk kanë munguar problemet, nga e dita e ndeshjes e deri në orët e mesditës së djeshme është vënë në kërkim të provave që faktojnë anomalitë e vërenjtura. “Ankesat e dorëzuara në zyrën tonë nga drejtuesit e Elbasanit ishin të pritshme, - deklaroi dje shefi i Sektorit të Garave, Hito Hitja. Kjo për vetë faktin se parregullsitë na janë bërë të ditura menjëherw pas ndeshjes nga të dërguarit e Federatës në këtë ndeshje. Po ashtu janë marrë edhe relacionet e grupit të gjyqtarëve. Ndërkohë që ende jemi në kërkim të më shumë provave, për të krijuar një mundësi sa më të mirë analizimi të gjithë asaj çka ka ndodhur”. Edhe vetw drejtuesit e „qeverisë“ së futbollit tonë e kanë konsideruar të papranueshme ngjarjen e Peqinit, ndërkohë që ngurojnë të flasin në lidhje me masën që mund të merret. “Për momentin janë depozituar kërkesat, të cilat së bashku me faktet do t’i kalohen Komisionit të Dispilinës, - vazhdoi më tej Hitaj. - Do të jetë ky komision ai që do të marrë vendimet. Prandaj do të na duhet të presim deri të mërkurën, ditë kur mblidhet dhe komisioni”. Por a pret çwshtja deri të mërkurën, kur tashmë dihet që Elbasani ka deklaruar bojkotin deri në marrjen e masave nga Federata? Portokallinjtë të mërkurën duhet të zbresin në “Niko Dovana” për ndeshjen kundër Teutës, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë?. Kësaj pyetje asnjë nuk di t’i përgjigjet. Gjithsesi burime pranë FSHF-së, kanë bërë të ditur se masa më e mundshme që mund të merret nga Komisioni do të luhatet vetëm te pezullimi i fushës së Shkumbinit për 3 apo më shumë ndeshje.