Noli i çon Reuzveltit një mesazh personal për Enverin
14/03/2005 Historiana ruse Nina Smirnova në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga ‘Ideart”, sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës.
Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D. Smirnova, (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot.
Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX-të.
Cili ishte qëndrimi i aleatëve anglo-amerikanë për proceset politike që kishin filluar në Shqipëri? Arsyet pse Noli i dërgon mesazh personal Ruzveltit? Pse vendi ynë nuk u pranua në konferencën e San Franciskos? Çfarë përmbante deklarata e qeverisë shqiptare botuar në atë kohë në gazetën “Bashkimi”?
Qëndrimi mohues i aleatëve anglo-amerikanë për proceset politike dhe social-ekonomike, që kishin filluar në Shqipëri, u bë pengesë e pakapërcyeshme për anëtarësimin e Shqipërisë në OKB. Më 4 janar të vitit 1945, qeveria e përkohshme demokratike iu drejtua komitetit përgatitor të OKB-së me kërkesën për të marrë pjesë në konferencën themeluese të saj në San-Francisko, duke theksuar faktin se lufta e popullit shqiptar kundër pushtuesve italo-gjermanë ishin njohur nga disa deklarata zyrtare aleatëve. Këtë kërkesë e mbështeti edhe peshkopi Fan Noli, i cili, më 17 shkurt, i drejtoi presidentit Ruzvelt, një mesazh vetjak.
Shqipëria përjashtohet nga konferenca e San Françiskos
U krijua një situatë paradoksale, të cilën aleatët e shfrytëzuan si pretekst për të mos e lejuar Shqipërinë në konferencën e San Franciskos. Si kusht për t’u ftuar në konferencë të Uashingtonit, më 1 janar të vitit 1948 apo aderimi i mëvonshëm në të dhe shpallja e luftës kundër vendeve të “Boshtit” deri më 1 mars të vitit 1945. Por Shqipëria nuk u kishte shpallur formalisht luftë, as fashistëve italianë e as nazistëve gjermanë edhe pse kishte luftuar kundër tyre, që nga viti 1939 deri më 1945. Argumentimi i qëndrimit antishqiptar u bë dhe më i fortë nga mbështetja, që i jepnin vendet perëndimore qeverisë greke, e cila kundërshtonte me ashpërsi pranimin e Shqipërisë në OKB e po ashtu njohjen diplomatike të saj, mbasi, sipas grekëve, ajo ishte në gjendje lufte me të që nga koha e luftës italo-greke e viteve 1940-1941. Prandaj është i shpjegueshëm mllefi, që shprehte kryeartikulli i gazetës “Bashkimi”, në 10 mars të vitit 1945, i cili i kushtohej posaçërisht konferencës së San-Franciskos: “Me keqardhjen më të madhe vëmë re se Shqipëria nuk është ftuar t’i bashkohet dekleratës së Kombeve të Bashkuara dhe të marrë pjesë në konferencë. Dhe si të mos na vijë keq, kur vende të tjera, të cilat nuk hodhën asnjë pushkë dhe nuk patën asnjë viktimë në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, janë ftuar në San Francisko... janë ftuar Turqia, Arabia Saudite, Liberia e të tjerë, të cilat qëndruan duarkryq, ndërsa luftohej kundër përbindëshit fashist dhe nuk është ftuar Shqipëria e shkrumbosur për shkak të luftës heroike, që bënë bijtë e saj”.
Propoganda armiqësore shkruante ato ditë “Pravda”, përpiqet të pengojë pjesëmarrjen e një sërë vendesh në konferencën e San-Franciskos. Një nga këto vende është edhe shteti i vogël shqiptar, populli i cili pati më shumë viktima nga disa vende të tjera të ftuara në konferencë. “Shpresojmë që kjo padrejtësi të korigjohet shumë shpejt”-përfundonte gazeta. Por kjo nuk ndodhi. Vetëm më vonë, me rastin e nënshkrimit të traktatit të paqes me Italinë, pas një lufte të gjatë e këmnëgulëse të Bashkimit Sovjetik, Polonisë e Jugosllavisë, në shkurt të vitit 1947, ajo mori statusin e shtetit të asociuar, ndërsa pranimi si anëtare e OKB-së, u bë vetëm pas dhjetë vjetësh nga krijimi i kësaj organizate, më 14 dhjetor të vitit 1955.
Shqipëria nuk mundi të merrte pjesë me të drejta të plota as në punimet e konferencës së paqes, të mbledhur në Paris në vitin 1946, ku u diskutua traktati i paqes me Italinë, pavarësisht nga fakti i njohur e i pranuar prej kohësh edhe nga Anglia e SHBA-ja, se ajo qe një ndër viktimat e para të agresionit fashist italian. Dhënia e së drejtës së votës këshillimore u shfrytëzua nga delegacioni shqiptar për të shtjelluar me hollësi të gjitha problemet që i interesonin Shqipërisë. Kryetari i qeverisë, E. Hoxha, solli fakte konkrete për dëmet që pësoi Shqipëria nga pushtimi i talian. Por, pavarësisht nga qartësia e tyre, përfaqësuesi britanik u përpoq që të miratohej propozimi për ta përjashtuar Shqipërinë nga e drejta për dëmshpërblime. Kur kjo nuk u arrit, përfaqësuesit e bllokut anglo-amerikan u përpoqën ta reduktonin shifrën në minimum. Shuma e dëmshpërblimeve u caktua 5 milion USD. Për krahasim, Italia duhej tu paguante: Etiopisë 25 milion, Greqisë 105 milion, Jugosllavisë 125 milion.
Delegacioni grek shfrytëzoi tribunën e konferencës së paqes për të paraqitur mëtimet e veta teritoriale ndaj Shqipërisë: për Shqipërinë e jugut (të ashtuquajturin Vorio Epir) dhe për Sazanin. Për më tepër, këtë e mbështetën të jgitha partitë politike greke, përfshirë edhe ato në opozitë. Më 31 qershor të vitit 1946, delegacioni sovjetik mori, për këtë problem, një letër nga EAM-i (Fronti Nacionlçlirimtar i Greqisë), të firmosur në emër të partisë komuniste të Greqisë, nga anëtari i Byrosë Politike të KQ, D. Parcalidhis. Më 21 shtator të po atij viti, delegacioni zyrtar grek ushtroi një trysni të hapur ndaj konferencës, duke deklaruar se ata ruanin rezerva lidhur me tërësinë tokësore të Shqipërisë, përderisa “problemi i Vorio Epirit nuk do të zgjidhej me drejtësi. Zgjidhja e këtij problemi, thuhej më tej në dekleratë, “do të ndihmojë vendosjen e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve fqinje”.
Kërkesat e Greqisë nuk u përkrahën, madje as nga mbështetasit e tyre më veprues. Por lufta civile, që filloi në verën e vitit 1946 në greqi, solli përsëri në faqet e gazetave marrëdhëniet shqiptaro-greke. Në kushtet e ashpërsimit të klimës, si pasojë e “luftës së ftohtë”, Shqipërisë iu desh të mbrohej nga sulme të shumta provokuese lidhur me “çështjen greke”, të fryrë në mënyrë artificiale. Shumica anglo-amerikane në OKB mbështeti ankesën e qarqeve drejtuese greke, që akuzonin Shqipërinë (krahas Jugosllavisë e Bullgarisë), për ndërhyrje në punët e brendshme të Greqisë.
Rritja e trysnisë ndërkombëtare ndaj Shqipërisë solli në mënyrë të natyrshme, forcimin e unitetit të popullit kundër rrezikut të jashtëm. Por kjo situatë pati dhe pasoja negative, pasi ndihmoi udhëheqjen e PKSH-së që të njësonte armikun e jashtëm me atë të brendshëm, për ta mbajtur vendin në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.
Brohoritja “Stalin-Enver-Tito”
Ndërtimi i shoqërisë së re po bëhej në kushtet e strukturave ekonomike e shoqërore të pazhvilluara të një shteti, për të cilin, përvoja e të qenit i pavarur, përmblidhej në dy dekada të një regjimi autoritar. Gjashtë vitet e pushtimit italo-gjerman e katandisën vendin në një gjendje të mjeruar. Qeverisë së re të RPSH-së i duhej të zgjidhte detyrën tepër të vështirë, jo vetëm të rimëkëmbjes së ekonomisë, por edhe të ndërtimit të ekonomisë popullore, mbi baza krejt të reja, duke pasur si shembull përvojën e Bashkimit Sovjetik. Interpretues të kësaj përvoje u bënë komunistët jugosllavë. Shumica e anëtarëve të atëhershëm të udhëheqjes së PKJ-së dhe qeverisë Jugosllave vizitonin shpesh Bashkimin Sovjetik, ndërsa marshalli Tito, jo vetëm kishte jetuar shumë kohë në Moskë, por kishte dhe lidhje miqësore, siç thuhej në atë kohë, me “vetë” Stalinin. Për këtë arsye në Shqipëri, në çdo miting apo mbledhje, qenë të pashmengshme brohoritjet “Stalin-Enver-Tito”.
Entuziazmi masiv romantiko-revolucionar i masave popullore, karakteristik për muajt e parë pas çlirimit, zu të dobësohej pak nga pak nën trysninë e prozaikës së ashpër të jetës së përditshme. Befas u pa se veprimet konkrete të pushtetit qëndror, shpesh nuk përputheshin me parrullat e shpallura zyrtarisht. Nuk po ecej drejt lirive demokratike, por në kahun e kundërt, drejt ndërtimit të modelit totalitar (stalinist) sovjetik. Shkak qenë mosmarrëveshjet për vijën e përgjithshme të PKSH-së, që ekzistonin në udhëheqjen e saj e që kishin të bënin me formën e pushtetit, apo më saktë, me luftën për pushtet në kreun e partisë.