Mumbai, dy fytyrat e një metropoli: Terrorizëm e rritje ekonomike
Historia Mumbait është
një histori e karakteri
zuar përgjatë shekujsh
nga dhuna dhe së fundmi edhe
nga një rritje e shfrenuar
ekonomike, por njëherazi dhe
nga shumë probleme. Ai është
një qytet i pisët, në tërë kuptimin
e fjalës, me hijen e rëndë
të së shkuarës kolonialiste dhe
me njërën këmbë që e ka hedhur
tashmë në të ardhmen. Në këtë
pozicion të ndërmjetëm, banorët
e tij të shumtë përpiqen t‘i
japin një kuptim të tashmes
shumë kaotike. Ky dyzim personalitetesh
shfaqet qartë edhe
në vetë emrin e ri të qytetit. Ai
quhet Mumbai për Indinë moderne,
por për pjesën tjetër të
botës vazhdon të quhet Bombei.
Ishujt që përbëjnë qytetin u
pushtuan nga portugezët në
shekullin XVI, por shumë shpejt
iu dhanë Çarlsit II si një pajë për
nusen e tij portugeze. Origjina
britanike ka lënë shumë gjurmë
në të gjithë Indinë, e veçanërisht
në Mumbai, që ishte dhe vendi
ku britanikët ishin vendosur më
së shumti. Kjo duket që në arkitekturën
e rrugëve dhe ndërtesave
e deri mënyrat e jetesës,
madje edhe te famëkeqi hoteli
"Taj Mahali", një nga skenat e
masakrës së dy ditëve më parë.
Bombei do të shndërrohej në
bazën e lëvizjes indiane për pavarësi
në ditët e fundit të perandorisë
britanike. Në këtë qytet
lindi dhe u forcua edhe Lëvizja
e Gandit. Bombei ka qëndruar
gjithmonë veçmas pjesës tjetër
të Indisë dhe aktualisht është një
nga qytetet me një ambicie e
zhvillim të jashtëzakonshëm
kapitalist, shoqëruar me një
rritje të madhe ekonomike, por
edhe me pasojat e një fenomeni
të tillë shpërthyes. Ai është
shndërruar në qytetin e qindra
mijëra indianëve që lënë zonat
rurale të vendit e zhvendosen në
kryeqytet për të gjetur punë dhe
për të ndryshuar jetesën. Pjesa
më e madhe përfundojnë në
rrugë si lypsa apo prostituta.
Beteja për sundimin e qytetit
nga grupe të ndryshme vazhdon
gjithmonë. Kështu, tregtarët e
fuqishëm të Guajaratit pretendojnë
se e kanë bërë qytetin e
tyre një shtet të mirëfilltë e të
pavarur nga pjesa tjetër e vendit,
por për të tjerët Mumbai është
pazgjidhshmërisht pjesë e Indisë.
Historia e rritjes së qytetit
është edhe një histori protestash
dhe gjakderdhjes. Të tilla ishin
ato të vitit 1960, më pas të 1992-
shit, kur u vranë 900 persona,
pjesa më e madhe e të cilëve
myslimanë, në luftimet mes
myslimanëve dhe hinduve. 200
mijë myslimanë lanë shtëpitë e
tyre, edhe pse u rikthyen më
vonë në kohë më të qeta. Në
vitin 1993 pati një seri me shpërthime
bombash të koordinuara
nga shefi i një sindikate krimi e
terroriste me emrin Daëood
Ibrahim. Pjesa më e madhe e
shpërthimeve të deritanishme
në këtë qytet lidhen me emrin e
tij. Ai ka lidhje me grupet militante
në Kashmir dhe jeton në
Dubai. Bombei vuajti sërish
edhe në vitin 1995, kur ardhja në
fuqi e një qeverie Maharashtra
provokoi ata që i humbën këto
zgjedhje, të cilët reaguan shumë
agresivisht. Pikërisht kjo qeveri
e re i dha edhe emrin e ri
Bombeit dhe kryesisht e bëri një
gjë të tillë për ta shkëputur gjithnjë
e më shumë nga e kaluara
kolonialiste. Megjithatë, pavarësisht
dhunës që është konstante,
qyteti ka edhe aspektin
tjetër po aq të zhvilluar: rritjen
ekonomike, që nuk njeh ndalje
dhe shënon vetëm shifra galoponte.
Mumbai tërheq njerëz
të talentuar nga e gjithë bota. Në
këtë vend gjen bankierë e financierë
amerikanë që bëjnë investime
të hatashme e shumë fitimprurëse,
apo edhe bukuroshe
nga Evropa e Shtetet e Bashkuara,
të cilat kërkojnë famën në
studiot e famshme të Bollivudit.
Mumbai mund të jetë vendi i një
terrorizmi të fshehtë që
shpërthen herë pas here, i
varfërisë së tejskajshme, i prostitucionit,
por është gjithashtu
qyteti i mrekullive e i rritjes
ekonomike, qyteti i lagjeve financiare
e shik, i institucioneve
të rëndësishme dhe kompanive
shumëkombëshe, si dhe i njërës
prej industrive më të mëdha kinematografike
të botës. Të gjitha
këto ndryshueshmëri e bëjnë
Mumbain një "enë" me përzierje
të ndryshme, që shpesh
shpërthejnë, por edhe që dinë të
bashkëjetojnë dhe jo pa histori
suksesi.
një histori e karakteri
zuar përgjatë shekujsh
nga dhuna dhe së fundmi edhe
nga një rritje e shfrenuar
ekonomike, por njëherazi dhe
nga shumë probleme. Ai është
një qytet i pisët, në tërë kuptimin
e fjalës, me hijen e rëndë
të së shkuarës kolonialiste dhe
me njërën këmbë që e ka hedhur
tashmë në të ardhmen. Në këtë
pozicion të ndërmjetëm, banorët
e tij të shumtë përpiqen t‘i
japin një kuptim të tashmes
shumë kaotike. Ky dyzim personalitetesh
shfaqet qartë edhe
në vetë emrin e ri të qytetit. Ai
quhet Mumbai për Indinë moderne,
por për pjesën tjetër të
botës vazhdon të quhet Bombei.
Ishujt që përbëjnë qytetin u
pushtuan nga portugezët në
shekullin XVI, por shumë shpejt
iu dhanë Çarlsit II si një pajë për
nusen e tij portugeze. Origjina
britanike ka lënë shumë gjurmë
në të gjithë Indinë, e veçanërisht
në Mumbai, që ishte dhe vendi
ku britanikët ishin vendosur më
së shumti. Kjo duket që në arkitekturën
e rrugëve dhe ndërtesave
e deri mënyrat e jetesës,
madje edhe te famëkeqi hoteli
"Taj Mahali", një nga skenat e
masakrës së dy ditëve më parë.
Bombei do të shndërrohej në
bazën e lëvizjes indiane për pavarësi
në ditët e fundit të perandorisë
britanike. Në këtë qytet
lindi dhe u forcua edhe Lëvizja
e Gandit. Bombei ka qëndruar
gjithmonë veçmas pjesës tjetër
të Indisë dhe aktualisht është një
nga qytetet me një ambicie e
zhvillim të jashtëzakonshëm
kapitalist, shoqëruar me një
rritje të madhe ekonomike, por
edhe me pasojat e një fenomeni
të tillë shpërthyes. Ai është
shndërruar në qytetin e qindra
mijëra indianëve që lënë zonat
rurale të vendit e zhvendosen në
kryeqytet për të gjetur punë dhe
për të ndryshuar jetesën. Pjesa
më e madhe përfundojnë në
rrugë si lypsa apo prostituta.
Beteja për sundimin e qytetit
nga grupe të ndryshme vazhdon
gjithmonë. Kështu, tregtarët e
fuqishëm të Guajaratit pretendojnë
se e kanë bërë qytetin e
tyre një shtet të mirëfilltë e të
pavarur nga pjesa tjetër e vendit,
por për të tjerët Mumbai është
pazgjidhshmërisht pjesë e Indisë.
Historia e rritjes së qytetit
është edhe një histori protestash
dhe gjakderdhjes. Të tilla ishin
ato të vitit 1960, më pas të 1992-
shit, kur u vranë 900 persona,
pjesa më e madhe e të cilëve
myslimanë, në luftimet mes
myslimanëve dhe hinduve. 200
mijë myslimanë lanë shtëpitë e
tyre, edhe pse u rikthyen më
vonë në kohë më të qeta. Në
vitin 1993 pati një seri me shpërthime
bombash të koordinuara
nga shefi i një sindikate krimi e
terroriste me emrin Daëood
Ibrahim. Pjesa më e madhe e
shpërthimeve të deritanishme
në këtë qytet lidhen me emrin e
tij. Ai ka lidhje me grupet militante
në Kashmir dhe jeton në
Dubai. Bombei vuajti sërish
edhe në vitin 1995, kur ardhja në
fuqi e një qeverie Maharashtra
provokoi ata që i humbën këto
zgjedhje, të cilët reaguan shumë
agresivisht. Pikërisht kjo qeveri
e re i dha edhe emrin e ri
Bombeit dhe kryesisht e bëri një
gjë të tillë për ta shkëputur gjithnjë
e më shumë nga e kaluara
kolonialiste. Megjithatë, pavarësisht
dhunës që është konstante,
qyteti ka edhe aspektin
tjetër po aq të zhvilluar: rritjen
ekonomike, që nuk njeh ndalje
dhe shënon vetëm shifra galoponte.
Mumbai tërheq njerëz
të talentuar nga e gjithë bota. Në
këtë vend gjen bankierë e financierë
amerikanë që bëjnë investime
të hatashme e shumë fitimprurëse,
apo edhe bukuroshe
nga Evropa e Shtetet e Bashkuara,
të cilat kërkojnë famën në
studiot e famshme të Bollivudit.
Mumbai mund të jetë vendi i një
terrorizmi të fshehtë që
shpërthen herë pas here, i
varfërisë së tejskajshme, i prostitucionit,
por është gjithashtu
qyteti i mrekullive e i rritjes
ekonomike, qyteti i lagjeve financiare
e shik, i institucioneve
të rëndësishme dhe kompanive
shumëkombëshe, si dhe i njërës
prej industrive më të mëdha kinematografike
të botës. Të gjitha
këto ndryshueshmëri e bëjnë
Mumbain një "enë" me përzierje
të ndryshme, që shpesh
shpërthejnë, por edhe që dinë të
bashkëjetojnë dhe jo pa histori
suksesi.