Mundesi per statusin Volonte Politika te pranoje pergjegjesite
Shqipëria duhet të jetë anëtare e Europës. Ajo ka shënuar mjaft progrese, por forcat politike në vend duhet të vazhdojnë në këtë rrugë, të marrin përsipër të gjitha përgjegjësitë që duhet të kenë sepse Europës i duhet Shqipëria si anëtare e saj. Kjo ka qënë deklarata e presidentit të grupit popullor kristian demokrat, Luca Volonte, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, gjatë dorëzimit të titullit honsoris causa nga Universiteti i Tiranës.
“Forcat politike në Shqipëri duhet të pranojnë përgjegjësitë e tyre dhe të përballen në parlament. Në muajt e ardhshëm Shqipëria do të drejtojë Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës dhe kjo do të jetë një mundësi e mirë dhe pergjegjësi për statusin dhe një pergjegjesi e madhe për te bindur Keshillin e Europes për vlerat fondamentale dhe per menyren se si komplentohen te drejtat e njeritu ne Shqiperi. Jam i sigurt qe Shqiperia do te arrije dialogun per integrimine vendit”- tha Volonte.
Rolin që ka luajtuar zoti Volonte në frymën që ndjekin kristian demokratët në Asamblenë e Këshillit të Europës, por edhe veprimtarinë e tij në botën akademike e ka vlerësuar edhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli.
“Është një idhtar në besimet e tij, është një idhtar I vlerave universal, është idhtar I mbrotjes së vlerave të familjes, të drejtave të fëmijëve. Beteja e tij kundër eutanazisë e ka bërë një ndër personalitetet më të njohura në jetën politike italiane dhe atë europiane. Shkrimet e tij, po ashtu janë një bazë e rëndësishme doktrine, filozofie”- tha Topalli.
Në ceremoni ishin të pranishëm dekanët e fakulteteve të Universitetit të Tiranës, disa prej të cilëve kishin përgatitur oponencën e politikanit të njohur Luca Volonte.
Edlira Sulejmani