E Diel, 1 Nëntor 2026

Pa viza ne Brazil pritet firmosja e marreveshjes

Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto i kërkon Brazilit te rikonsiderojë mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se e ardhmja e vendeve të rajonit është në Bashkimin Evropian. Ai ia përcolli këtë kërkesë zëvëndëspresidentit të Republikës Federative të Brazilit, Michel Miguel Elias Temer Lulia. Ministri Haxhinasto tha se pavarësia e Kosovës ka forcuar stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Në vizitën e tij në Brazil, shefi i diplomacisë shqiptare u takua edhe me kreun e komisionit të politikës së jashtme dhe mbrojtjes në senat, senatorin Fernando Collor, me të cilin ka folur edhe për rritjen e bashkëpunimit mes dy parlamenteve. Në këtë vizitë në Brazil, Ministri Haxhinasto pritet që me homologun e tij brazilian të nënshkruaj marrëveshjen për heqjen e vizave mes dy vendeve.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›