E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tokat e Antigonese ne ankand. Qindra hektare djerre

Pas datës 31 tetor të gjitha tokat që nuk shfrytëzohen në komunën e Antigonesë në Gjirokastër do të futen në listën e tokave që do të dalin në ankand për t’u lëshuar me qera. Në këtë komunë nuk shfrytëzohen prej vitesh mbi 700 hektarë tokë, të cilat një pjesë u janë kthyer pronarëve me ligjin 7501 dhe një pjesë tjetër është dhënë me qera nga ish-kooperativat bujqësore. Një bord ku marrin pjesë edhe specialistë të bujqësisë, është ngritur tashmë për të zhvilluar ankandin për shpërndarjen e kësaj sipërfaqeje me toka djerrë, pemtore dhe vreshta.

“Është ligji që e detyron komunën dhe të gjitha njësitë e tjera vendore i cili shprehimisht i klasifikon tokat bujqësore zërin kadastral “AR” të pakultivuar automatikisht tu jepet me qera personave të tretë. Tokat bujqësore, zëri kadastral “Vreshta”, “Ullinj”, “Pemtore”, që janë të pashfrytëzuara automatikisht të jepen me qera dhe tokat bujqësore të ndarë me ligjin 7501 të dhëna në pordorim dhe mandej që u dhanë në pronësi të klasifikohen si të tilla”- tha kreu i komunës, Ylli Muho.

Një numër i madh banorësh aktualë të Antigonesë apo edhe nga qyteti i Gjirokastrës kanë shprehur interesimin për marrjen me qera të këtyre tokave. Ata shpresojnë se shfrytëzimi i këtyre tokave do të ndikojë drejtpërdrejt në ekonomitë e tyre familjare, por edhe të komunave përreth.

Ismail Xhaferri                                

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›