E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat ne Orikum banoret Duam certifikaten e prones

Banorët e Orikumit u rikthehen sërish protestave për çështjen e pronave. Ata janë mbledhur përpara Bashkisë së Orikumit, ku kanë lëshuar thirrje për zgjidhje të çështjes së pronave të tyre. Deri tani nuk raportohet për incidente apo akte të dhunshme, si ato që u shënuan dy vjet më parë në protesta të tilla të ngjashme.

Banorëve iu është bashkuar dhe kryebashkiaku i Orikumit, Gëzim Capo, i cili ka deklaruar se çështja e këtyre pronave duhet të gjejë zgjidhje sa më shpejt. Të indinjuar, banorët e Orikumit janë shprehur në protestën e sotme se çështja e tyre duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Para dy vjetësh ata nisën protestat në mënyrë të qetë për marrjen e çertifikatave të tyre të pronësisë, çështje që edhe sot nuk ka gjetur zgjidhje.

Një vit më parë ndodhi edhe përplasja më e fortë e banorëve dhe forcave të policisë në Malin e Karaburunit aty ku pretendohet të ngrihet një park energjitik, të cilin pronarët e vjetër nuk e pranojnë. Protestat u ndërprenë në pranverën e këtij viti për të rinisur sërisht sot para Bashkisë së Orikumit.

Festim Llanaj                         

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›