E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e Vilës pezullon afatet e paraburgimit

02/12/2004  TIRANË – Dritan Vila, njëri prej pjesëtarëve të bandës së Lushnjës, nuk ka pranuar të paraqitet në gjykatë. Në një copë letër me shkrim dore, vetë i pandehuri i kërkon gjykatës të përfaqësohet nga avokati Vladimir Meçe. Por kërkesa e Dritan Vilës ishte e pavlefshme për gjykatën, pasi nuk është bërë në bazë të procedurës ligjore. Përmendim faktin se në seancën paraardhëse avokatët kundërshtuan deklarimet e të pandehurve, të bëra në policinë gjyqësore. Dritan Vila është i pandehuri, i cili ka shpjeguar me hollësi në policinë gjyqësore, veprimtarinë e secilit prej pjesëtarevëe të bandës. Ka treguar të gjitha vrasjet e kryera prej tyre dhe bashkëpunimin e tij. Por, për avokatët, deklarimet e Vilës janë bërë pas dhjetorit 2003, kohë kur kishin përfundur afatet e hetimit. Gjykata i pezulloi afatet e paraburgimit për të pandehurit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›