Shtohen me tej tensionet mes BE e Gazprom

Shtohen më tej tensionet mes Rusisë dhe BE mbi çështjen e Gazpromit. Pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin mohon që Kremlini të ketë përplasje me BE, ka firmosur një dekret për mbrojtjen e kompanive ruse që operojnë jashtë vendit me qëllim mbrojtjen e interesave të Rusisë në aktivitetet ekonomike nga shoqëri që konsiderohen si strategjike, siç është Gazpromi. Sipas këtij dekreti kompani të tilla mund të japin informacione mbi aktivitetin e tyre vetëm me konsensusin e një organi ekzekutiv federal të autorizuar nga qeveria, në rast të kërkesave nga ana e autoriteteve dhe organizatave ndërkombëtare apo nga bashkime të shteteve të huaja përfshirë organet ligjore dhe të kontrollit. Kështu për të dhënë sqarime të kërkuara nga Brukseli, Gazpromi duhet të marrë vendim nga qeveria e Medvedev. Sipas këtij dekreti do të vendoset edhe për politikën tregtare, pjesmarrjen në aksione dhe të pasurive imobiliare të këtyre shoqërive strategjike kombëtare jashtë Rusisë. Tensionet mes KE dhe Gazpromit rus janë shtuar së teprmi kohët e fundit pasi brukseli ka vendosur të hetoj kompaninë për manipulime të konkurrencës në tregun e gazit në tetë vende të europës lindore. Rreziku është një gjobë prej 10 miliardë euro për Gazprom. Për ta përjashtuar përfundimisht nga legjislatura europiane Putin ka firmosur këtë dekret që mbrob të gjitha shoqëritë strategjike që operojnë jashtë Rusisë. Duke u mbështetur në këtë ligj Gazpromi ka kërcënuar se kërkon të riekuilibrojë furnizimet e tij me gaz kundrejt vendeve të azipaqësorit.