E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungojnë avokatët, nuk dëshmojnë dy persona

Autori i Lajmit: red.
Kanë dëshmuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda dy persona që kishin dijeni në lidhje me rrethana dhe fakte të ngjarjeve, autorë të të cilave dyshohen anëtarët e Bandës së Lushnjës. Nga 12 dëshmitarë të thirrur për të dëshmuar mbi ngjarjet e ndodhura në Lushnjë gjatë vitit 1997 e në vijim. Por dje janë paraqitur vetëm dy prej tyre, por edhe ata nuk patën mundësi të deponojnë për shkak të mungesës së avokatëve. Procesi gjyqësor ndaj pjesës së dytë të Bandës së Lushnjës me 7 të pandehurit Arben Bori i, Rexhep Gina, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Agur Musaka, Arjan Ali ko dhe Erjon Cicin, u shty me arsyen e mungesës së mbrojtjes. Trupi gjykues vendosi t i kërkojë policisë së Lushnjës të rikonfirmojë kërkesat drejtuar dëshmitarëve të tjerë. Ndërsa dy dëshmitarët prezentë gjatë kësaj séance, pohuan vetëm gjeneralitetet e tyre dhe nuk dhanë asnjë deklaratë, sepse çdo dëshmi duhet dhënë me praninë e të gjithë avokatëve. Në seancën e mëparshme u morën dëshmitë e disa personave mbi vrasjen e Xhevdet Demirit, ngjarje për të cilën vetëm dy persona të mbrojtur nga drejtësia shqiptare pohojnë t i kenë parë njerëzit që e ekzekutuan biznesmenin. Ndërsa pjesa tjetër i tha gjykatës se nuk i njihnin të pandehurit dhe nuk kishin dijeni për vrasjen e Demirit. Sipas kërkesës për gjykim, të dorëzuar pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, prokurorët e çështjes kanë sqaruar edhe fillimin e hakmarrjeve dhe vrasjeve të bandës. Sipas kësaj kërkese, në muajin korrik të vitit 1997 në qytetin e Lushnjës është vrarë Ramadan Shkurti, vëllai i Alfred Shkurtit, që më pas ka ndryshuar emrin në Aldo Bare. Kjo vrasje, sipas akuzës, erdhi si pasojë e përballjes me Artur Dajën, banor i qytetit të Lushnjes, i cili ishte problematik asokohe. Ndërmjet Artur Dajës dhe të pandehurit Aldo Bare ka filluar një konflikt që nga viti 1996. Për këtë vrasje, i pandehuri Aldo Bare ka akuzuar Artur Dajën. Kjo ishte arsyeja që Aldo Bare krijoi grupin e tij, duke tentuar disa herë vrasjen e Artur Dajës. Pas vrasjes së vëllait të tij, Aldo Bare, me qëllim hakmarrjen ndaj Artur Dajës, shokëve e të afërmve të tij krijoi të ashtuquajturën bandë e Lushnjes. Fillimisht në këtë grup u mblodhën të pandehurit Ilir Stërgu, Afrim Hoxha, Arben e Enver Boriçi, Enver Dondollaku e më pas Leonard Prifti (i vrarë), Dritan Vila, Erion Cici, Maksim Çela, Petrit Liçi, Rexhep Gina, Jorgo Muzaka (Agur Musaku) e Arjan Aliçi.
Ky lajm është publikuar: 20/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›