E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia bllokon 19 makina të vjedhura

Autori i Lajmit: red.
Një aksion i kordinuar ndërmjet policisë së Lezhës dhe asaj të Kurbinit ka bërë të mundur bllokimin e 19 automjeteve që dyshohen se janë të vjedhura. Kështu mësohet se nga operacioni i koduar “Rexhina” janë ndaluar 19 automjete në lokalitetet e Lezhës dhe Kurbinit për shkak të mungesës së dokumentacionit përkatës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se i është kërkuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës verifikimi i tre automjeteve, që janë deklaruar të vjedhura në Tiranë, ndërsa për të tjerat do të pritet përgjigjja e zyrës së Interpolit. Tri makinat e ndaluara, për të cilat dyshohet se janë vjedhur në Tiranë, u janë sekuestruar Kurt Cakonit e Pjetër Nikollit, të dy banues në Laç dhe Ilir Prekës, banues në Lezhë. Makinat e sekuestruara nga tre të lartpërmendurit kanë qenë përkatësisht të markave “Benz”, “Suzuki Vitara” dhe “Fiat Dukati”. Të gjitha materialet i janë kaluar për hetim të mëtejshëm Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin për veprën penale të “trafikimit të mjeteve motorike“.
Ky lajm është publikuar: 20/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›