Mungon avokati i Ilir Kumbaros, dështon gjykimi i dosjes “Hoxha”
Seanca e radhës për rrëmbimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Akuza kishte thirrur të dëshmonte Fatos Klosin, ish-kreun e Shërbimit Inteligjent
Tiranë - Ka dështuar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca gjyqësore për rrëmbimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, në vitin 1995, në Tiranë. Shkak për këtë u bë mungesa e avokatit mbrojtës të Ilir Kumbaros, ish-punonjës i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) sot Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH). Sipas burimeve, dje do të dëshmonte, lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha në vitin 1995 në Tiranë, Fatos Klosi ish-kreu i Shërbimit Inteligjent Shqiptar i thirrur nga organi i Akuzës.
Pritja
Pritet që autoritetet e Londrës të japin përgjigje brenda 25 nëntorit në lidhje me fatin e Ilir Kumbaros, ish-drejtor në Drejtorinë Qendrore të SHIK-ut, i akuzuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës, biznesmenit shqiptaro-maqedonas, në vitin 1995. Menjëherë pas arrestimit të tij, Ministria e Drejtësisë i kërkoi zyrtarisht atyre të shpreheshin për verifikimin e tij dhe se do ta ekstradojnë apo jo në Shqipëri që të dëshmojë për pozicionin e tij në gjyqin që po zhvillohet ndaj katër të akuzuarve për ngjarjen e 13 vjetëve më parë. Madje, gjykata i ka kërkuar Prokurorisë të mos ndërmarrë asnjë veprim deri në mbërritjen e përgjigjes nga ishulli britanik. Kumbaro u ndalua në kryeqytetin britanik, Londër, pas një kërkimi ndërkombëtar nga Interpoli, pasi kishte qenë për një kohë të gjatë në mbikëqyrje. Autoritetet policore britanike sqaruan për mediat atje se pas një hetimi disamujor u bë e mundur gjetja e vendndodhjes së tij. U raportua se i kërkuari kishte ndërruar disa herë vendqëndrimin në Londër që policia të mos binte në gjurmët e tij.
Hetimi
Ilir Kumbaro ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që në vitin 2003, kur Prokuroria e Tiranës arrestoi tre të akuzuarit e tjerë për ngjarjen: Arben Sefgjinin, Avni Koldashin dhe Budjon Meçen. Sipas dosjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Ilir Kumbaro ka qenë i pranishëm gjatë shoqërimit dhe marrjes në pyetje të tre personave, Ziso Kristopulli, Remzi Hoxha dhe Avdyl Loshaj. Ata dyshohet se janë mbajtur në bazën sekrete të SHIK-ut në Vain të Lezhës, ku, sipas hetimeve, janë keqtrajtuar gjatë marrjes në pyetje nga punonjësit e Shërbimit Informativ. Tashmë, për “torturimin” dhe “rrëmbimin me pasoja të rënda” për Remzi Hoxhën, Ziso Kristopullin dhe Avdyl Loshajn, janë të akuzuar te Krimet e Rënda: Arben Sefgjini, ish-drejtori i SHIK-ut për Degën e Tiranës, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve; Ilir Kumbaro, ish-drejtor i SHIK-ut në Drejtorinë Qendrore; Avni Koldashi, ish-shef i bazës së vëzhgimit, si dhe Budjon Meçe, ish-inspektor.
Mungojnë avokatët, shtyhet seanca për bandën e Cërrikut
Tiranë – Nuk është zhvilluar edhe procesi i gjykimit për ngjarjen e 11 vjetëve më parë në qytetin e Cërrikut, ku si pasojë e një sulmi me armë zjarri u vranë 6 punonjës të Gardës së Republikës dhe u plagosën disa punonjës policie në detyrë. Në gjykatë nuk u paraqitën disa nga avokatët mbrojtës të të pandehurve të këtij procesi, të cilët janë banorë të Cërrikut, të arrestuar pak kohë më parë nga forcat e Policisë së Shtetit dhe Prokuroria.
Në këto kushte, gjykata ka caktuar që proceset gjyqësore për këto çështje të zhvillohen javën e ardhshme.
Prokuroria nis hetimet për tre rastet e fundit të trafikut të makinave luksoze
Tiranë – Dy ditë pas bllokimit në Tiranë të tri makinave luksoze, të cilat rezultojnë të trafikuara në Shqipëri nga Italia dhe Kroacia, prokuroria e rrethit nisi dje hetimet për zbulimin e autorëve përgjegjës për këtë veprimtari të paligjshme. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare pranë kësaj prokurorie të cilat pohuan se organi i akuzës ka administruar nga policia aktet procedurale të mbledhura për këto raste të trafikut të mjeteve motorike. Hetimet morën shkas nga bllokimi mbrëmjen e dy ditëve më parë nga forcat e Policisë së Tiranës të një automjeti tip “Jeep” dhe një tjetri tip “BMW X5”, që rezultuan të vjedhur në Itali. Po ashtu, masa e sekuestrimit u mor edhe për një makinë tip “Mercedes Benz E Clas”, që rezulton e vjedhur në Kroaci dhe që mendohet se është trafikuar në Shqipëri nga një shtetas kinez.
19 Nentor 2008