Mungon avokati i oficerit shtyhet masa e sigurisë
26/03/2005 Shefi Qarkullimit refuzon mbrojtësin e gjykatës
BERAT - E planifikuar për t’u zhvilluar dje, seanca e vlerësimit të masës së sigurisë ndaj Muhamet Ponit, shefit të Qarkullimit Rrugor të Kuçovës, është shtyrë për sot. Arsyeja e shtyrjes së kësaj seance, ka qenë mungesa e avokatit të oficerit të policisë. Dje, para trupit gjykues në seancën radhës e kryesuar nga gjyqtarja Fatine Velçani, nuk është paraqitur avokati Bardhosh Bardhi i zgjedhur nga Poni për t’u përfaqësuar në këtë gjykim.
Gjatë seancës së djeshme, nuk ka munguar prokurorja Ermonela Felaj, e cila kërkoi që i akuzuari të mbrohet edhe me një avokat i caktuar kryesisht nga gjykata. Këtë kërkesë të prokurores nuk e ka pranuar i akuzuari për mitmarrje oficeri i qarkullimit rrugor të komisariatit të Kuçovës, Muhamet Poni.
Në këto rrethana, kryesuesja e seancës, gjyqtarja Fatine Velçani ka marr vendim për të shtyrë seancën e radhës, duke e lënë për ta zhvilluar sot paradite.
Ngjarj,a për të cilën kryesuesja e kësaj seance gjyqtarja Velçani ka shtyr seancën gjyqësore, ka ndodhur 48 orë më parë në një lokal në qendër të qytetit të Kuçovës, mesditën e së mërkurës. Sipas burimeve të policisë u mësua se oficeri i lartë i policisë rrugore ishte përfshirë në një aferë mitmarrjeje, duke ndërruar dekumentet e një makine me një sasi prej 2 mijë lekësh.
Përkundër këtyre akuzave, familjarët e oficerit të arrestuar, kanë mohuar dhe kanë denoncuar për inskenm drejtuesit e lartë të SHKB, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit.