E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të afërmit, kundër qeveritarëve që vizitojnë viktimat

TIRANË- Vizita e politikanëve në Spitalin Ushtarak jo vetëm që nuk kanë inkurajuar banorët e lënduar por shumë prej tyre nuk kanë ngurruar të flasin me tone të ashpra, sidomos ndaj qeveritarëve, të cilët i shohin si përgjegjësit kryesorë të kësaj tragjedie. Fakti që në depo kanë punuar persona aspak profesionistë, kjo, sipas tyre, nuk duhej të ishte lejuar kurrë nga qeveritarët. Madje, ata, në vend të ngushëllimeve të qytetarëve, kanë kërkuar që ata të marrin masa dhe të dënojnë përgjegjësit e kësaj tragjedie. “Më lini të futem në spital, të shoh nëse më ka shpëtuar vajza. Nuk keni pse lejoni Kryeministrin t’i vizitojë të plagosurit, se atij nuk i ka ndodhur gjë. Të plagosurit jemi ne”,- thoshte një grua e cila merrte bërrylat e policëve në momentin që po futej në urgjencën e Spitalit Ushtarak, Sali Berisha. Reagime të tilla dhe aspak miqësore ndaj qeveritarëve kanë qenë të shumta, gjatë vizitës së tyre në spital. “Kjo tragjedi nuk besoj se ndodh në ndonjë vend të botës dhe këtu, fajtori kryesor është qeveria, që lejon një depo municionesh në mes të një fshati të banuar”,- thotë Sabri Hysa, duke shtuar se kërkojnë të merren masat emergjente dhe fajtorët e vërtetë të dalin para drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›